Lajme Zone
Kundërshton ratifikimin e marrëveshjes së huasë 302 milionë dollarëshe me SHBA, Kushtetuesja kalon në seancë gjyqësore kërkesën e PD
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kundërshton ratifikimin e marrëveshjes së huasë 302 milionë dollarëshe me SHBA, Kushtetuesja kalon në seancë gjyqësore kërkesën e PD

Partia Demokratike ka deklaruar se nuk është kundër marrëveshjes me aleatin strategjik të Shqipërisë, por kundër mënyrës se si ajo u miratua në Kuvend.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalimin në seancë gjyqësore të kërkesës së PD-së, kundër ratifikimin e marrëveshjes së huasë ushtarake 302 milionë dollarëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara për armët. Partia Demokratike ka deklaruar se nuk është kundër marrëveshjes me aleatin strategjik të Shqipërisë, por kundër mënyrës se si ajo u miratua në Kuvend. Sipas opozitës, procedura parlamentare ka cenuar rregullat kushtetuese dhe për këtë arsye çështja është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Në fund, Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse procedura e ndjekur për marrëveshjen ka qenë në përputhje me Kushtetutën. LEXO EDHE:Ankimuan formulën e re të miratuar në Kuvend, Kushtetuesja vendos kalimin në seancë të kërkesës së Magjistratëve për çështjen e pagave R.Xh/Shqiptarja.com TAG: PD SHBA gjykata kushtetuese Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12361 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?