Një 30-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë, të cilët e kishin ndaluar për një kontroll rutinë. 30 vjeçari me inicialet O.L banues në fshatin Kanderu ndalua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” teksa qarkullonte me automjetin e tij. Gjatë verifikimeve rezultoi se nuk dispononte dokumentacionin përkatës për xhamat e errësuar të automjetit. LEXO edhe...Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 3 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, ‘qetësohet’ Puka Në momentin kur po plotësohej masa administrative, 30-vjeçari kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë, duke çuar në arrestimin e tij. Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit "Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin O. L., 30 vjeç, banues në fshatin Kander, Dibër. Ky shtetas, teksa qarkullonte me automjetin e tij, është ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe, pas verifikimeve, ka rezultuar se nuk dispononte dokumentacionin përkatës për xhamat e errësuar të automjetit. Në momentin e plotësimit të masës administrative, 30-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës" ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D/ReportTv.al policia xhamat e zinj Shqiponjat Diber Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 55% Keq 32.4% Nuk e di 12.6% Vota total: 932 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

