Kryeministri Edi Rama ka reaguar për të gjithë ata që kritikojnë ‘Paketën e Maleve’. Teksa ka shpërndarë disa nga komentet që i kanë bërë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se 90% e tyre janë profile fallco. “Lexoni argumentat e kundërshtarëve të paketës së maleve dhe kini parasysh se 90% e tyre janë vërtetë profile fallco, po mbas atyre profile qëndrojnë pikërisht sorrat e opozitave parlamentare dhe korbat e opozitave imagjinare, të cilat e shndërruan Bulevardin e Flamingove në Sheshpërsheshin e Vulgaritetit, ku jashtënxirret llumi i gjuhës së urrejtjes me sasira e ndotësira që ai bulevard s’i kishte parë as kur nxirrte gjuhën mbi të Ndotësi i Madh i mexhelisit tonë… LEXO edhe...'Saliu i solli nga veriu në Bathore', Beqiri shpërthen me akuza: Shkaktari i problemeve me pronat është ai Shikojeni se si i shajnë, mallkojnë, ofendojnë gjithë ata burra sot në Theth dhe mendojeni vetëm për një sekondë, që këta shpirtra të bardhë si sytë e sorrës dhe pendët e korbit, të kenë në dorë fatin e Shqipërisë”, shkruan Rama. Lajm në përditësim… Xh.K/ReportTv.al paketa e maleve edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.9% I gabuar 27.4% Nuk e di 8.6% Vota total: 2941 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

