‘Bomber’ në fushë dhe pjesë e stafit të Sylvinho-s deri në Evropianin 2024, Hamdi Salihi, mendon se Kombëtarja e Maran po përjeton një moment tejet pozitiv. Në intervistën për Report TV pas ndeshjes së fituar 2-0 kundër Finlandës në Ligën e Kombeve, 42-vjeçari thotë se kuqezinjtë kanë arritur një status që frikëson kundërshtarët. “Kemi bërë hapa shumë të mëdhenj sepse para pak vitesh kanë qenë ekipe që kanë qenë pjesë e futbollit evropian në të gjitha kompeticionet. Ekipe si Finlanda. Ne kemi kaluar në një fazë që as nuk i diskutojmë më: janë ndeshje për t’u fituar. Më vjen mirë që jemi kështu, ta shijojmë momentin dhe uroj ta rrisim performancën,”-tha fillimisht Salihi. Për Salihin loja sulmuese që po tenton të aplikojë trajneri Maran nuk është pika më e fortë e tij, por sipas ish-zëvendës trajnerit të Kombëtares, italiani ka një tjetër element shumë pozitiv. LEXO EDHE:Shënoi ‘dopietë’ kundër Francës, Pio Esposito: Lotët pas golit? Kompensova gabimin e vëllait tim “Gjëja që më pëlqen më shumë prej tij është se nuk po i prish ekuilibrat që ekipi ka. Gjërat që janë krijuar më para,”-u shpreh Salihi. Salihi është emëruar zëvendës-trajner prej vitit 2019, ndërsa punoi me Sylvinhon prej 1 viti e gjysmë. Trajneri i cili nuk kishte shumë besim te Ernest Muçi, lojtari i cili realizoi një supergol kundër Finlandës. “Jo vetëm unë që kam qenë aty, por të gjithë njerëzit e prisnin me kohë dhe e dinë kualitetin që ka. Më vjen mirë që atë që po bën në klub po e sjell edhe te Kombëtarja. Është një gjë e jashtëzakonshme. Sjell atmosferë dhe i jep edhe besim për të shprehur ato kualitete që ka,”-deklaroi ish-ndihmës trajneri i Kombëtares. Salihi është optimist se Shqipëria nuk do ta diskutojë vendin e parë në Ligën e Kombeve në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë me 15 nëntor. “Kemi kaluar në një fazë që jemi pretendent. Të gjithë mendojmë se duhen kaluar këto ndeshje dhe besoj se do kalohen me sukses,”-tha ai. Bjellorusi-Shqipëri do të luhet në Hungari pasi bjellorusët janë të dënuar nga UEFA dhe FIFA për shkak të situatës politike që lidhet me luftën në Ukrainë. Ne.k. / A.Hl Ne.k. Shqiptarja.com TAG: Finlanda Liga e Kombeve kombetarja shqiptare hamdi salihi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
12 Nëntor, 17:55
Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 72.3% Të gabuar 24.7% Nuk e di 3% Vota total: 1410 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 12 Nëntor, 17:55 Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?
