Qindra qytetarë të Patosit kanë dalë sot në protestë për të shprehur kundërshtinë e tyre lidhur me ndryshimet e propozuara nga Reforma Administrativo-Territoriale.
Banorët nuk pranojnë kalimin me Bashkinë Fier, si pasojë e hartës së re.
Me pankarta dhe fjalime, qytetarët e grumbulluar në sheshin e Patosit vijojnë thirrjet për rishikimin e reformës.
Ata argumentojnë se Patosi ka identitetin dhe historinë e vet, arsye të forta që sipas tyre, duhet t’i mbajnë si njësi më vete dhe nuk duhet t’i lidhin shërbimet me bashkinë e Fierit./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

