Mazhoranca ka dalë zyrtarisht kundër propozimit të ardhur nga opozita për Reformën Administrativo-Territoriale, që kërkon ndarjen e vendit në 100 bashki. Ndarje në 100 bashki/ PD prezanton draft-propozimin për Reformën Territoriale
30 Korrik, 20:35 Në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve, deputeti socialist dhe kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja, deklaroi se nisma e PS-së duhet të votohet me ngutje, në mënyrë që të zbatohet në zgjedhjet e ardhshme. “Kemi ngutje sepse ne duam që nisma e deputetëve të PS të votohet brenda afateve në të cilat Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve për pushtetin vendor, sepse ne duam të zbatohet në zgjedhjet e ardhshme. Ky është qëndrimi ynë politik”, tha Manja. Bazuar në draftin e propozuar nga Partia Demokratike, vendi duhet të ndahet në 100 bashki.
Po sipas propozimit të PD-së, Shqipëria do të organizohet në gjashtë rajone: Shkodër-Lezhë, Dibër-Kukës, Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë, Fier-Berat dhe Vlorë-Gjirokastër./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

