Lajme Zone
Kumbaro i quan “terroristë” studentët, por ku kanë studiuar dhe ku punojnë fëmijët e saj dhe të socialistëve?
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kumbaro i quan “terroristë” studentët, por ku kanë studiuar dhe ku punojnë fëmijët e saj dhe të socialistëve?

Në një kohë kur studentët protestojnë për arsim më të mirë, kushte dinjitoze dhe një të ardhme me më shumë mundësi, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, zgjodhi të përdorë termin “terroristë të fjalës së lirë” për kritikët ndaj pjesëmarrësve në takimin me kryeministrin Edi Rama.

Rama-Kumbaro Ndërsa të rinjtë kërkojnë arsim më të mirë, kushte dhe mundësi për të ardhmen, ministrja e Arsimit i quan “terroristë të fjalës së lirë” autorët e sulmeve ndaj pjesëmarrësve në takimin me Ramën. Vajza e saj ka studiuar në Francë, djali punon në një agjenci shtetërore, ndërsa familjarët e zyrtarëve të tjerë janë të punësuar në institucione publike dhe kompani të njohura. Në një kohë kur studentët protestojnë për arsim më të mirë, kushte dinjitoze dhe një të ardhme me më shumë mundësi, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, zgjodhi të përdorë termin “terroristë të fjalës së lirë” për kritikët ndaj pjesëmarrësve në takimin me kryeministrin Edi Rama.

“Është tronditëse të shohësh se në vitin 2026, të rinj që duan të shprehen, kanë frikë të shfaqen publikisht duke folur normalisht! Dhe jo nga autoriteti. Jo nga pushteti. Jo nga shteti. Por nga terroristët anonimë të fjalës së lirë në rrjetet sociale, që kanë si armë linçimin, bullizimin dhe frikësimin”, tha ajo.

Ministres “i dogjën” kritikat pasi doli hapur se ajo, bashkë me kryeministrin, mblodhën në atë takim gjithë fëmijët e tarafit të tyre dhe jo studentë që protestojnë prej afro dy muajsh. Në vend që të flasë për atë që kërkojnë studentët dhe shumë qytetarë të tjerë, Mirela e Ramës u hodh në sulm me fjalë nga më të rëndat.

Dhe në fakt nuk ka shumë faj, pasi ajo i ka sistemuar fëmijët e saj dhe ata nuk kanë nevojë të protestojnë. Halli është te qytetarët e thjeshtë, të cilët nuk mbulojnë dot shpenzimet për të arsimuar fëmijët e tyre. Halli është i atyre studentëve që punojnë ditë e natë për të mbuluar shpenzimet. Pasi, po qe për Mirelën dhe ministrat e deputetët e tjerë të PS-së, nuk kanë pse të protestojnë, pasi i kanë gjetur vendet me kohë.

Vajza e Mirela Kumbaros, Sara Furxhi, ka studiuar në Francë dhe punon për kompanitë franceze SASSON, FOL73 dhe Atoll 75. Ndërsa djali i saj, Tom Furxhi, është i punësuar në Agjencinë e Industrisë së Mbrojtjes, institucion shtetëror në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Pra, ndërsa Kumbaro flet për të rinjtë dhe lirinë e tyre, vajza e saj ka pasur mundësinë të studiojë dhe të zhvillojë karrierën jashtë Shqipërisë, kurse djali të punojë në një institucion shtetëror.

Por fëmijët e Kumbaros nuk janë të vetmit familjarë të pushtetarëve që kanë ndërtuar karrierën jashtë vendit apo kanë vende pune në institucione publike.

Edhe vajza e ish-kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ka studiuar në Francë dhe punon në Bankën e Shqipërisë. Deputetja Antoneta Dhima ka djalin në Bankën e Shqipërisë. Te BSH kanë punësuar fëmijët edhe shumë deputetë të tjerë. Në familjen e kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi, vajzat dhe djali punojnë në institucione shtetërore.

Gruaja Rudina Byberi dhe vajza Fiorela Lajthiza janë të punësuara në spitalin “Isa Zllami” në Bajram Curri. Vajza tjetër Mirela Byberi punon në Drejtorinë Rajonale të Operatorëve të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa djali Arlind Byberi në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në Kukës.

Vajza Mirjeta Kovaçica është e punësuar në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Tiranë, ndërsa vajza tjetër e Byberit, Jetmira Deda në Qendrën Shëndetësore Kamëz.

Sa u takon punësimeve nepotike, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka bashkëshortin, Arbër Misja, të punësuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Ai është gjithashtu pjesë e këshillit drejtues të Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë.

Bashkëshorti i deputetes Evis Kushi punon në Operatorin e Sistemit të Transmetimit, ndërsa bashkëshortja e deputetit Ardit Bido në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Edhe bashkëshortja e deputetit Sajmir Hasalla është e punësuar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore në Elbasan.

Vajza e deputetit Toni Gogu, Edi Gogu, punon pranë Fondacionit “Gjerasim D. Qiriazi”, ndërsa vajza e tyre, Antonia Gogu, është e punësuar në Deloitte Albania.

Ceno Klosi ka të punësuar bashkëshorten te Instituti i Sigurimeve Shoqërore; Etilda Gjonaj, ka bashkëshortin te Drejtoria e Tatimeve. Ulsi Manja ka bashkëshorten te Banka e Shqipërisë. Arbjan Mazniku ka bashkëshorten të punësuar te Këshilli i Ministrave.

Këto janë vetëm disa raste nga familjet e zyrtarëve të lartë. Një pjesë e fëmijëve të tyre kanë studiuar jashtë vendit, ndërsa të tjerë janë të punësuar në administratë, institucione shtetërore ose kompani private.

Kontrasti është i dukshëm: të rinjtë që kërkojnë kushte më të mira arsimimi dhe perspektivë për të ardhmen përballen me një realitet tjetër nga ai i familjeve të pushtetarëve. Dhe ndërsa ministrja e Arsimit zgjedh fjalë të rënda për autorët e sulmeve në rrjetet sociale, fëmijët e saj i ka arsimuar dhe punësuar. /Pamfletikumbaro rama punesime Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Shembet “parajsa” e bosëve të krimit, Dubai nis ekstradimet masive; 16 shqiptarë në listë 23 Nëntor 2026, 16:3116:31Dosja e zezë Si ndryshoi pasuria e Dritan Agollit pas marrjes së FSHZH-së? Nga manovrat me kompanitë, te vjedhja e milionave në banesë 21 Nëntor 2026, 20:4020:40Dosja e zezë Sekuestrohet pasuria e Ilir Shehut, por nuk preken pronat e Xhaçkës e Gaçit: Biznesi i ilaçeve, tenderët dhe dosja e SPAK 21 Nëntor 2026, 17:2717:27Dosja e zezë Qeveria që bëri ‘rrush e kumbulla’ fondet e IPARD-it, tani do të kontrollojë fermerët me satelitë! 20 Nëntor 2026, 12:5312:53Dosja e zezë Mamica nis “qurravitjet” te “TV Shpëlarja”; Një telenovelë që i shërben vetëm Skënderbeut të saj 20 Nëntor 2026, 09:0309:03Dosja e zezë Jalta e re apo karikaturë e saj: Pse treshja nuk e ndryshon dot rendin botëror? 19 Nëntor 2026, 11:2311:23Dosja e zezë