Lajme Zone
“Kumbara e fundit e kësaj qeverie”/ Tabaku: KAYO, hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Kumbara e fundit e kësaj qeverie”/ Tabaku: KAYO, hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale lidhur me kompaninë shtetërore KAYO dhe mënyrën e funksionimit të saj. Tabaku e cilësoi KAYO-n si “kumbarën e radhës të korrupsionit”, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar, por për vazhdimin e një modeli të nisur me inceneratorët, Korporatën e Investimeve, “rrugët e florinjta” dhe AKSHI-n.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale lidhur me kompaninë shtetërore KAYO dhe mënyrën e funksionimit të saj. Tabaku e cilësoi KAYO-n si “kumbarën e radhës të korrupsionit”, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar, por për vazhdimin e një modeli të nisur me inceneratorët, Korporatën e Investimeve, “rrugët e florinjta” dhe AKSHI-n. Sipas deputetes demokrate, ky model dëshmon kapjen e shtetit dhe krijimin e një sistemi të mbyllur, i cili dëmton njëkohësisht ekonominë e lirë dhe demokracinë. “Jashtë kontrollit të KLSH-së, por brenda kontrollit kryeministror. Jashtë garës së ekonomisë, por brenda tarafit të kryeministrit. Jashtë çdo transparence, por brenda rregullave që ka vendosur sistemi socialist”, u shpreh Tabaku. Ajo deklaroi se KAYO ka krijuar katër kompani që, sipas saj, ndodhen jashtë kontrollit dhe auditimit të zakonshëm shtetëror, ndërsa raportojnë vetëm te kryeministri. Tabaku i krahasoi këto struktura me “ishuj paligjshmërie” dhe “dhoma të errëta”, ku mungon transparenca për përdorimin e parave publike. “Këto struktura marrin çdo muaj miliona euro nga buxheti, por qytetarët nuk dinë si shpenzohen dhe ku përfjnë këto para”, deklaroi ajo, duke rikujtuar rastet e inceneratorëve, AKSHI-t dhe sektorit të shëndetësisë. Në përfundim, Tabaku paralajmëroi se zgjerimi i këtij modeli rrezikon sektorë të tjerë jetikë të vendit. “Sot është KAYO, nesër do të jetë shëndetësia. Ta harrojmë se mund të kemi demokraci funksionale nëse nuk kemi ekonomi të lirë”, përfi deputetja e PD-së. REAGIMI

*Nesër do të jetë shëndetësia*

KAYO është kumbara e fundit e kësaj qeverie. Në fakt, ky model ka nisur herët: me inceneratorët, Korporatën e Investimeve, rrugët, AKSHI-n dhe tani me KAYO-n. KAYO ka krijuar katër kompani që janë jashtë çdo kontrolli shtetëror dhe auditimi, duke mos i dhënë llogari askujt tjetër përveç kryeministrit.

Jashtë kontrollit të KLSH-së, por brenda kontrollit kryeministror. Jashtë garës së ekonomisë, por brenda tarafit të kryeministrit.

Jashtë çdo transparence, por brenda rregullave që ka vendosur sistemi socialist. KAYO është një tjetër shembull i ishujve të paligjshmërisë që ka krijuar qeveria shqiptare; i dhomave dhe zonave të errëta, ku askush nuk merr vesh se çfarë ndodh. Këto struktura marrin çdo muaj miliona euro nga buxheti. Nuk dihet se si shpenzohen këto para dhe nuk raportohet askund se ku kanë përfunduar. Por, në fund, ato shkojnë në xhepat e miqve të qeverisë.

Ashtu siç dje shkonin në xhepat e pronarëve të inceneratorëve apo të njerëzve të lidhur me aferat e AKSHI-t dhe të shëndetësisë. Pikërisht ky sistem i kapjes së shtetit, i mungesës së prokurimeve dhe i eliminimit të konkurrencës së lirë është vrastar për ekonominë dhe demokracinë. Ta harrojmë se mund të kemi demokraci funksionale kur nuk kemi ekonomi të lirë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: tabaku