Një nismë që synon zbulimin e mëtejshëm të pasurisë kulturore e arkeologjike po sjell mundësinë e gërmimeve të reja në qytetin ilir të Nikajës, në Klos të Mallakastrës. Ideja, është t’i hapet rrugë zbulimit dhe mbrojtjes së mëtejshme të pasurisë kulturore dhe arkeologjike të zonës, për ta bërë atë më të njohur për vizitorët vendas dhe të huaj. LEXO edhe...‘Putini nuk u ndal as pas njoftimit të Trumpit’- Zelensky denoncon sulmet e reja ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, heshtje nga Moska Studimi është pjesë e nismës “Mallakastra e fshehur” në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian për zhvillimin e ekonomisë lokale përmes turizmit dhe trashëgimisë kulturore. “Projekti ka në fokus një studim, për atë që pritet të zbulohet, të nisim gërmimet në zbulimin e mëtejshëm të Nikajës”, tha përfaqësuesja e projektit, Xheni Hatillari. Kjo përpjekje për ta zbuluar më tej Mallakastrën shtrihet edhe te shtëpitë, traditat dhe mikpritja e banorëve, ndaj pesë familje me tradita hapën banesat e tyre për vizitorët, duke sjellë në vëmendje një tjetër pjesë të trashëgimisë së zonës. Arkitektura e këtyre shtëpive dhe historitë që ato mbartin e pasurojnë itinerarin turistik, duke lidhur qytetin antik me jetën e komunitetit të sotëm. “Përvec dëshirës estetike të banorëve, janë banesa që bartin vlera të territorit. Këto banesa historike kanë vlera, duhen zbuluar, dokumentuar, dhe duhet investuar për t’i rianktivizuar ato”, tha arkitekti Saimir Kristo. Taulant Çelaj, trashëgimtar i një banese historike u shpreh se rikonstruksioni i saj u krye pa ndihmën e shtetit dhe synimi është që banesa të kthehet në bujtinë. “Është banesë e gjyshit tim, e kemi ndërtuar vetë, mendojmë t’i japim jetë fshatit dhe turizmit”, tha Taulant Çelaj, një banor i zonës. Pjesë e nismës është edhe promovimi i prodhimeve vendase, mes tyre vaji i ullirit dhe mjalti. Për prodhuesit lokalë, shtimi i vizitorëve shihet si një mundësi për të prezantuar punën e tyre dhe për të zgjeruar tregun. Nxitja e bujtinave, bareve, restoranteve dhe shitjes së produkteve të zonës është një tjetër shtyllë e nismës. Përmes lidhjes së arkeologjisë me mikpritjen dhe ekonominë lokale, “Mallakastra e fshehur” synon ta vendosë më dukshëm këtë krahinë në hartën turistike, duke i kthyer vlerat e trashëguara në mundësi për të ardhmen. R.Xh/E.H/ReportTv.al mallakaster Fier Nikaje trashegimia kulturore arkeologji tradite BE Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.5% Jo 34.2% Nuk e di 6.3% Vota total: 5969 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
