Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka miratuar Kodin e ri të Etikës, duke përcaktuar rregullat dhe standardet që duhet të ndjekin punonjësit e institucionit. Dokumenti synon të garantojë integritetin, profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë në ushtrimin e detyrave publike. LEXO edhe...Diplomimi i 500 studentëve, Kumbaro: Ndërkombëtarizimi i Universitetit të Sporteve sjell ura të reja bashkëpunimi me universitetet europiane Kodi zbatohet për të gjithë nëpunësit e Ministrisë, punonjësit pranë kabinetit të ministrit dhe personat e tjerë të punësuar me kontratë me afat të caktuar. Një nga parimet kryesore është respektimi i ligjit, pavarësia politike dhe ushtrimi i detyrave në funksion të interesit publik. Punonjësit duhet të shmangin diskriminimin, trajtimin e pabarabartë dhe çdo sjellje që cenon dinjitetin e individit. Kodi kërkon gjithashtu përgjegjshmëri në vendimmarrje, paanshmëri dhe shmangie të konflikteve të interesit mes detyrës publike dhe interesave private. Një tjetër element i rëndësishëm është ruajtja e konfidencialitetit të informacionit, duke garantuar njëkohësisht transparencën dhe të drejtën e qytetarëve për informim. Dokumenti përcakton standarde për komunikimin me qytetarët, duke kërkuar korrektësi, respekt dhe përgjigje të plota e të kuptueshme. Punonjësit duhet t’i trajtojnë ankesat dhe kërkesat brenda afateve të përcaktuara, ndërsa në rast vonesash duhet të informojnë kërkuesit për arsyet përkatëse. Kodi vendos rregulla edhe për komunikimin me median, duke përcaktuar se deklaratat zyrtare në emër të institucionit bëhen përmes strukturave përgjegjëse ose me autorizimin përkatës. Kodi i Etikës përcakton gjithashtu standarde për paraqitjen e jashtme të punonjësve, duke kërkuar veshje të përshtatshme dhe profesionale gjatë orarit të punës. Kujdes i veçantë i kushtohet edhe makijazhit, i cili duhet të jetë i moderuar dhe në përputhje me etikën në mjedisin zyrtar. Një tjetër rregull lidhet me përdorimin e telefonit celular gjatë punës, duke kërkuar që ai të mbahet i fikur, ose të mos shqetësojë zhvillimin normal të veprimtarisë institucionale, sipas përcaktimeve të dokumentit. Urdhri i ri shfuqizon urdhrin nr. 692, datë 18 dhjetor 2023, që kishte miratuar rregulloren e mëparshme për Kodin e Etikës. Urdhri nr. 435 hyn në fuqi menjëherë dhe ngarkon të gjithë punonjësit e Ministrisë së Arsimit me zbatimin e tij. R.Xh/ReportTv.al ministria e arsimit kodi i etikes celulare politika Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.2% Jo 34.4% Nuk e di 6.3% Vota total: 6041 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
