Lajme Zone
“Kujdes, kemi vendosur bombë”/ Alarm i rremë në Vlorë, policia vijon hetimet
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

“Kujdes, kemi vendosur bombë”/ Alarm i rremë në Vlorë, policia vijon hetimet

Një alarm për bombë ka mbërritur rreth orës 08:00 në disa institucione në Vlorë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Një alarm për bombë ka mbërritur rreth orës 08:00 në disa institucione në Vlorë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Në Vlorë, mes institucioneve që kanë marrë mesazhin kanë qenë Gjykata, Bashkia, Prokuroria, Siptal si edhe disa institucione të tjera. Mesazhi është dërguar përmes një adrese emaili të huaj dhe përmbante paralajmërimin: “Kujdes, kemi vendosur bombë”.

Pas marrjes së alarmit, në institucionet e prekura janë angazhuar shërbimet e specializuara. Njësia Speciale Operacionale e Policisë së Vlorës ka kryer kontrolle të imtësishme në ambientet e institucioneve, përfshirë edhe kontrollet për lëndë apo pajisje shpërthyese. Pas përfundimit të verifikimeve, nuk është konstatuar asnjë bombë apo objekt i dyshimtë. Policia ka verifikuar se bëhej fjalë për një alarm të rremë.

Për rastin vijojnë verifikimet për identifikimin e autorit që ka dërguar mesazhet kërcënuese. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet