Policia në Poloni ka nisur të përdorë dronë për të identifikuar shoferët që paralajmërojnë drejtuesit e tjerë për kontrollet e policisë në rrugë. Një operacion është zhvilluar nga policia në Myślenice, ku efektivët ngritën në ajër një kuadkopter për të monitoruar trafikun dhe për të dalluar drejtuesit që përdornin dritat e përparme për të sinjalizuar automjetet që vinin përballë. Shoferët që aktivizonin dritat për të paralajmëruar të tjerët për praninë e policisë identifikoheshin nga droni. Më pas, një patrullë tjetër policie, e pozicionuar më tej përgjatë rrugës, i ndalonte drejtuesit e dyshuar se kishin dhënë paralajmërimin. Policia synon përmes kësaj metode të kontrollojë më mirë trafikun dhe të evidentojë drejtuesit që përpiqen të ndihmojnë automjetet e tjera t’u shmangen kontrolleve rrugore. 🇵🇱 Poland has started using drones to catch drivers who flash their headlights to warn others about upcoming police checkpoints Police in Myślenice sent a quadcopter into the air to spot every “helpful” driver warning oncoming traffic.
Those who flashed their headlights were then met by another police patrol further down the road.
— NEXTA (@nexta_tv) October 6, 2026 © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
