Një sulm me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në zonën e Başakşehir, në Stamboll, ku shtatë nxënës kanë mbetur të plagosur. Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ndodhi rreth orës 08:35, në ambientet e Shkollës së Mesme Anadolli Şamil. Një nxënës i klasës së 10-të, i identifikuar me inicialet FM, dyshohet se ka sulmuar me thikë nxënës të tjerë. Të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spitalet e Qytetit Başakşehir Çam dhe Sakura, ku po marrin trajtim mjekësor. Sipas të dhënave fillestare të autoriteteve, **tre prej nxënësve ndodhen në gjendje kritike**. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

