Lajme Zone
“Kuadri ligjor i SHISH, fosile e Luftës së Ftohtë”, Shella: SHISH nuk i jep llogari askujt, mund të përgjojë këdo
PolitikëABC News Albania

“Kuadri ligjor i SHISH, fosile e Luftës së Ftohtë”, Shella: SHISH nuk i jep llogari askujt, mund të përgjojë këdo

Analisti Gert Shella ka komentuar kuadrin ligjor mbi funksionimin e Shërbimit Informativ të Shtetit duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e përgjimeve dhe mekanizmat e kontrollit institucional.

Analisti Gert Shella ka komentuar kuadrin ligjor mbi funksionimin e Shërbimit Informativ të Shtetit duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e përgjimeve dhe mekanizmat e kontrollit institucional.

Sipas tij, qeveria u angazhua në vitin 2025 për hartimin e një projektligji, ndërsa projektligji, sipas deklaratës së tij, u miratua në maj të vitit 2026.

Shella e cilësoi kuadrin ligjor mbi të cilin funksionon shërbimi si të vjetëruar. “Nëse Dumani dhe prokurorët do të duan të përgjojnë dikë, duhet të marrin autorizim. SHISH funksionon me një ligj të vjetër. Qeveria mori një angazhim në 2025 për të hartuar një projektligj, u miratua projektligji në maj të 2026, ka një mosinteresim të thellë për të ridizenjuar kuadrin. Këshilli i Sigurimit duhet të mblidhej më herët, SHISH nuk i jep llogari askujt, bën përgjime ndaj kujtdo. Aktivizon përgjime ndaj kujtdo. Shërbimi i Vlorës Hysenit funksionon me një kuadër ligjor që është fosil i Luftës së Ftohtë.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetReal Story