Lajme Zone
Ku strukej Rama kur populli i kërkonte dorëheqjen?
PolitikëPolitiko

Ku strukej Rama kur populli i kërkonte dorëheqjen?

Kryeministri Edi Rama ishte zhvendosur në një vendndodhje të sigurt në periferi të Tiranës, në kohën kur kryeqyteti përfshihej nga protestat kundër qeverisë dhe kërkesat për dorëheqjen e tij. Detaji bëhet i ditur nga gazetarja amerikane Fred A. Bernstein, në një reportazh të publikuar në revistën prestigjioze “Architectural Digest”, pas vizitës së saj në Shqipëri dhe intervistës me kreun e qeveris

Kryeministri Edi Rama ishte zhvendosur në një vendndodhje të sigurt në periferi të Tiranës, në kohën kur kryeqyteti përfshihej nga protestat kundër qeverisë dhe kërkesat për dorëheqjen e tij. Detaji bëhet i ditur nga gazetarja amerikane Fred A. Bernstein, në një reportazh të publikuar në revistën prestigjioze “Architectural Digest”, pas vizitës së saj në Shqipëri dhe intervistës me kreun e qeverisë.

Bernstein tregon se mbërriti në Tiranë më 19 tetor, në një kohë kur vendi po përjetonte një periudhë trazirash dhe protestash. Sipas saj, ndihmësja e kryeministrit e kishte siguruar më herët se nuk kishte arsye për të shtyrë udhëtimin, pasi gjithçka ishte në rregull. Megjithatë, me mbërritjen e saj, gazetarja mësoi se Rama ishte larguar nga zyra e tij dhe ishte zhvendosur në një vend të sigurt.

"Kryeministri, ndihmësja e të cilit më kishte siguruar se nuk kishte arsye ta shtyja udhëtimin, pasi gjithçka ishte në rregull, ishte zhvendosur në një vend të sigurt në periferi të qytetit", shkruan gazetarja.

Ajo përshkruan gjithashtu atmosferën e tensionuar në Tiranë, ku protestuesit kishin dëmtuar vitrinat e dyqaneve, ndërsa në përplasjet me policinë ishin përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome. Sipas reportazhit, edhe Piramida e Tiranës kishte pësuar dëmtime gjatë protestave.

Gazetarja rrëfen se gjatë intervistës, Rama u përqendrua kryesisht te arkitektura dhe projektet e shumta që kanë transformuar kryeqytetin gjatë viteve të qeverisjes së tij.

Në një moment, duke folur për ndikimin e arkitekturës në shoqëri, kryeministri u shpreh: “Arkitektura ka fuqinë të ndryshojë shoqëritë. Është si një ilaç i fortë. Mund të shërojë, por edhe të vrasë”.

Bernstein vëren kontrastin mes zemërimit të protestuesve dhe qëndrimit të kryeministrit, duke shkruar se ishte e paqartë përse Rama dukej kaq i pashqetësuar për zemërimin në rrugë. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm