Myslim Murrizi Bela e madhe kur je i emëruar e i promovuar nga klane të pista apo bota e krimit: edhe të rrahin, edhe nuk të lënë të “qash”. Ky me motor, që e rrahin në mes të rrugës në Durrës para një muaji si gomarin në duhan, është shefi i Komisariatit të Krujës, Elton Shahini, dhe ish-shef i Komisariatit Nr. 1 në Tiranë.
Ky që e rreh, si duket, duhet të ketë të “drejtë”, se ndoshta i ka zënë rrugën ose mund ta ketë “vartës”, nëse ky që e rreh është pjesë e “strukturave” që e kanë emëruar.
Ndoshta është edhe oficer i SHISH-it të Trëndafiles, Vlora Hyseni, dhe ka marrë “urdhër” që t’ia fikë “radarin” shefit të Komisariatit të Krujës.
Ehhh, ku jemi katandisur!
Kur rrihet në mes të rrugës një shef komisariati, vaj medet çfarë sigurie do të ofrojë kjo polici për qytetarët.
Dhe jo vetëm e ka rrahur, por nuk e ka lënë të bëjë as denoncim, si duket.
Bela e madhe kur je i emëruar e i promovuar nga klane të pista apo bota e krimit: edhe të rrahin, edhe nuk të lënë të “qash”.
Me siguri, SHISH-i i Durrësit duhet të ketë bërë raport për këtë ngjarje “argëtuese” për qytetarët që ishin të pranishëm aty, në këtë moment pikant.
shefi i komisariatit krujë rrihet në mes të rrugës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Të ndihmojmë SHISH të mbrojë Shtetin nga krimi, dhe jo krimin nga Shteti! 25 Shtator 2026, 09:3509:35Forum Arti i joshjes dhe spiunazhi! 24 Shtator 2026, 19:1319:13Forum Spy story e Vlorës: Nga romancë kthehet në triller 24 Shtator 2026, 18:2618:26Forum Kush ja fik radarët shtetit? 24 Shtator 2026, 18:1818:18Forum Pse arrestimi i kreut të SHISH është një dështim shtetëror! 24 Shtator 2026, 14:1514:15Forum Protesta ka fytyrën e Shqipërisë së nesërme! 24 Shtator 2026, 09:0709:07Forum
