Lajme Zone
'Ku janë politikat mbështetëse?' Shoqata ProEksport kundër paketës fiskale 2027: Po humbasim vende pune, qeveria të reflektojë!
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Ku janë politikat mbështetëse?' Shoqata ProEksport kundër paketës fiskale 2027: Po humbasim vende pune, qeveria të reflektojë!

Shoqata ProEksport Albania kundërshton rritjen e tatimfitimit dhe tatimit mbi dividendin, ndërsa kërkon konsultime me biznesin dhe masa mbështetëse për industrinë e veshjeve dhe këpucëve, ku janë të punësuar mbi 50 mijë persona.

Rritja e taksave e propozuar në paketën fiskale 2027 ka sjellë kundërshtimin e Shoqatës ProEksport Albania, e cila kërkon që qeveria të konsultohet me biznesin përpara se të miratojë ndryshimet. Shoqata, që përfaqëson industrinë e veshjeve dhe këpucëve, me mbi 50 mijë të punësuar, kundërshton rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17% dhe të tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%. Sipas saj, këto ndryshime do të rëndojnë më tej sipërmarrjet e një sektori që prej vitesh përballet me zhvlerësimin e euros, rritjen e kostove dhe humbjen e vendeve të punës. Në komunikatën e firmosur nga kryetari i shoqatës, Edvin Prençe, theksohet se lehtësimi i propozuar i tatimit mbi pagat nuk prek pagat minimale dhe të mesme të ulëta, ku përqendrohet pjesa më e madhe e punonjësve të kësaj industrie. ProEksport Albania kërkon politika që mbështesin prodhimin, eksportet dhe punësimin, si dhe hapjen e menjëhershme të tryezave të konsultimit me institucionet. LEXO EDHE:Qeveria ul TVSH-në për ushqimet, Xhixho: Na e refuzuan 3 herë propozimin! Rama ka frikë nga fati i Vuçiçit Komunikata e plotë e Shoqatës ProEksport Albania: “Propozimet e reja të Paketës Fiskale 2027 kërkojnë një diskutim serioz me përfaqësuesit e biznesit përpara miratimit të tyre. Kërkojmë që të mos përsëritet praktika e vendimmarrjeve të njëanshme, siç ka ndodhur në vitet e mëparshme, pa një konsultim real dhe pa analizuar ndikimin në sektorët prodhues. Rritja e propozuar e tatimfitimit nga 15% në 17% dhe pothuajse dyfishimi i tatimit mbi dividendin, nga 8% në 15%, përbëjnë një barrë shtesë për sipërmarrjet. Ndërkohë, lehtësimi i tatimit mbi pagat nuk prek segmentin e pagave minimale dhe të mesme të ulëta, ku përqendrohet pjesa më e madhe e punonjësve të industrisë sonë dhe ku, sipas nesh, ndërhyrja ishte më e nevojshme. Pyetja jonë është e thjeshtë: Ku janë politikat mbështetëse për industrinë prodhuese të veshjeve dhe këpucëve? Prej vitesh ky sektor përballet me zhvlerësimin e euros, rritjen e kostove, reduktimin e kapaciteteve prodhuese dhe humbjen e vendeve të punës. Në vend të masave që nxisin investimet, automatizimin, digjitalizimin dhe kalimin drejt prodhimit me vlerë të shtuar, po diskutojmë rritje të mëtejshme të barrës fiskale. Shoqata ProEksport Albania, si organizata përfaqësuese e vetme e industrisë së veshjeve dhe këpucëve, një sektor që ka mbi 50 mijë të punësuar, kërkon reflektim institucional dhe hapjen e menjëhershme të tryezave teknike të konsultimit. Nuk jemi kundër reformave fiskale, por kundër vendimeve që merren pa vlerësuar pasojat reale mbi prodhimin, eksportet dhe punësimin. Institucionet duhet të kuptojnë se një sektor që prej kohësh ndodhet në vështirësi serioze ekonomike nuk ka nevojë për rëndim të mëtejshëm të situatës, por për politika që garantojnë mbijetesën, transformimin dhe konkurrueshmërinë e tij.” U.D/Shqiptarja.com TAG: paketa fiskale 2027 ProEksport Albania Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Tetor, 10:21

Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.5% Jo 20.4% Nuk e di 3.2% Vota total: 1959 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?