Lajme Zone
“Ku është sot Balluku”/ Replikat e Bardhit në Kuvend: Nga e pakorruptuar i dolën dy vila, Belinda fle në Drimadhes apo në Palasë?
PolitikëTop Channel

“Ku është sot Balluku”/ Replikat e Bardhit në Kuvend: Nga e pakorruptuar i dolën dy vila, Belinda fle në Drimadhes apo në Palasë?

Me kthimin e kryeministrit Rama, seanca e djeshme e Kuvendit është kthyer në një qendër të madhe debatesh, ku nuk kanë munguar as akuzat e kreut të grupit të parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Me kthimin e kryeministrit Rama, seanca e djeshme e Kuvendit është kthyer në një qendër të madhe debatesh, ku nuk kanë munguar as akuzat e kreut të grupit të parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Ai nuk kursen akuzat për Ballukun, duke u shprehur se, sipas tij, në fillim Rama u shpreh se nuk ka bërë korrupsion, por më pas i dolën dy vila.

“Ku e ke sonte Belinda Ballukun (i drejtohet Ramës), a the ti që Belinda Balluku nuk ka bërë korrupsion? Por iu gjetën dy vila. Ku e ke sot, në cilën prej vilave? Apo nuk shkon dot se ia ka sekuestruar SPAK-u.

Ku është duke fjetur sonte, në Drimadhes apo te vila në Palasë. Flet ti për kushtetutshmëri, ku njeh ti kushtetutë? Ku njeh ti shtet? Cilin shtet njeh ti? Ti njeh vetëm shtetin e oborrit tënd privat”, tha mes të tjerash Bardhi. Top Channel