Lajme Zone
Ku është katandisur opozita!
PolitikëCNA

Ku është katandisur opozita!

Ish-nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka bërë...

Ish-nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha.

Spaho shkruan se opozita është kthyer në komentuese të veprimeve kundër protestës. Në postimin e tij, Spaho ngre dhe disa pyetje lidhur me programin dhe aksionin politik të opozitës.

Ndër të tjera shton se kjo opozitë e lodhur, e konsumuar dhe pa ide për të ndryshuar, po i drejtohet Shtatorit me shprehjen “sezon i ri politik, avaz i vjetër’.

Postimi i plotë: Ku ka katandisur opozita!

Komentuesja e maxhorancës!

Një ditë komenton përjashtimin nga mbledhja me Ramën të Kryetares së Bashkisë Dimal. Ditën tjetër komenton se kush nga maxhoranca nuk ka shkruar statuse kundër protestës. Në një rast të mëparshëm na siguron që dy maune me euro janë shkarkuar nga maxhoranca në Portin e Durrësit. Maxhoranca duhet të ketë panik, tmerr dhe frikë nga opozita, por në të vërtetë paska nga vetja.

A ka opozita jonë program të sajin, aksion politik të sajin, a ka alternativa të sajat për shqetësimet e qytetarëve, a ka opozita veprimtari në terren?

Kur thua që Ramës i ka ardhur fundi dhe në Shtator do bjerë nga pushteti, a e ke menduar sesi do bjerë, se çfarë do të bësh ti, çfarë fronti do ngresh e mobilizosh, si do i tsh qytetarët, sepse me këto mbrockulla dhe 300 spartanët çdo natë në protestë Rama rron edhe 100 vjet në pushtet?

A rrëzohet Rama nga pushteti vetëm me konferenca bajate shtypi të cilat i kemi stërdegjuar në 13 vjet dhe nuk frymëzojnë as vetë drejtuesit e PD?

A zhvilloni ju sondazhe për të parë a ju janë shtuar apo pakësuar mbështetësit që nga zgjedhjet e vitit 2025 me modelin e luftës politike që po ndiqni?

E lodhur, e konsumuar, pa ide dhe kokëfortë për të ndryshuar, opozita po i drejtohet Shtatorit sipas shprehjes: sezon i ri politik, avaz i vjetër. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.