Është kthyer në tragjedi ngjarja tronditëse e 29 gushtit ku shpërthimi i bombolës së gazit në shtëpinë në Markatomaj të Lezhës ku jetonte familja Kola, plagosi 6 anëtarë të saj. Kryefamiljari Saimir Kola, i cili prej 12 ditësh po kurohej në Itali për shkak të djegieve të shumta në fytyrë e trup që e bënin gjendjen e tij kritike, ka humbur jetën në moshën 40-vjeçare. Nga pesë të lënduarit e tjerë, tre prej tyre kishin marrë plagë më të rënda dhe u plagosën edhe dy fëmijë, por janë jashtë rrezikut për jetën. LEXO EDHE:E ardhur nga paratë e krimit? Bllokohet një 'Rolls-Royce' pa dokumente në Lezhë, nisin hetimet pasurore për pronarin (VIDEO) Familja Kola jetonte në Itali, por në Shqipëri i kishte sjellë një gëzim familjar pasi më 30 gusht, Saimiri do të martonte mbesën (vajzën e vëllait). Shpërthimi, i cili u dëgjua në të gjithë zonën, shkaktoi edhe dëme të shumta në shtëpinë dykatëshe. Bombola e gazit ishte e vendosur jashtë banesës. P.J/Shqiptarja.com TAG: saimir kola Lezhe markatomaj shperthim bombol gazi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16.2% Nuk e di 5.9% Vota total: 3796 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
