Pushimet në Ksamil do të ishin të fundit për turistin portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra në orët e para të së martës rreth orës 02:30 nga një punonjës brenda ambineteve të beach bar’-it ‘Principotes.’ Një konflikt i dyshuar për një vajzë me Sokrat Vatën, përshkallëzoi deri në vrasjen e 21-vjeçarit. Që prej mbrëmjes të së hënës,i riu ndodhej bashkë me miqtë e tij në klubin e natës së vetë kompleksit, të quajtur “La Guerre”(Lufta) ku organizohej një festë me DJ francez. Në këtë pjesë të kompleksit, ndodhi edhe konflikti me njërin prej punonjësve. LEXO edhe...Tentoi të arratisej pas vrasjes së portugezit, kjo është makina e turqve që po transportonin autorin drejt Tiranës (VIDEO) Një nga detajet më tronditëse të ngjarjes është fakti se trupi i turistit dyshohet se është lënë jashtë për gati tre orë, deri në momentin kur u zbulua dhe policia mbërriti në vendngjarje. Burimet bëjnë me dije se Luis Miguel Varela Mendes kishte marrë disa goditje me mjet prerës në shpinë dhe në kraharor, plagë të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Pasi u largua nga vendi i ngjarjes Vata u kap vetëm pas pesë orësh në Levan të Fierit, teksa përpiqej të arratisej fshehur në bagazhin e një makine, ku shoferja 31-vjeçare dhe pasagjeri 38-vjeçar, ishin turq. Destinacioni i tyre njofton policia ishte Tirana. Për ngjarjen është arrestuar edhe polici Moisid Matushaj, i cil punonte si truprojë te 'Principotes', kurse një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas raportimeve, 29-vjeçari Vata, i cili banonte në Has dhe ishte i punësuar në ‘Principotes’, nuk ishte i panjohur për autoritetet, pasi më herët ka pasur probleme me drejtësinë në Britaninë e Madhe, ku ishte dënuar në vitin 2024 për trafik droge. Rrethanat e lirimit të tij nga autoritetet britanike mbeten për t’u sqaruar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike të Ksamilit. Policia ka shoqëruar 42 persona ,mes tyre pjesë të personelit dhe klientë. Ndërkohë pas ngjarjes, disa pushues në Ksamil shprehën tronditjen nga vrasja e 21-vjeçarit me thikë. “Është një ngjarje e rëndë, jemi me pushime me fëmijët! Si t’i themi që është vrarë dikush, ata do të tremben”, tha një pushues. ‘Principotes’ është një kompleks luksoz buzë detit në Rivierën Shqiptare, i vendosur përballë Tre Ishujve. Ai ofron një plazh privat me shezlongë, restorant, bar dhe ambiente relaksi. Vendi i njohur për pamjen e bukur dhe ujërat e pastra të Jonit mbetet një nga destinacionet për turistët dhe vendasit. Lajm në përditësim… -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Share Ora 14:31 Tentoi të arratisej pas vrasjes së portugezit, kjo është makina e turqve që po transportonin autorin drejt Tiranës (VIDEO) Report Tv ka siguruar pamjet e makinës që dy turqit përdorën për transportimin e 29-vjeçarit pas vrasjes së portugezit te 'Principotes'.Sokrat Vata ishte i fshehur në bagazhin e makinës me targa të huaja, ndërsa u arrestua nga policia në Levan.Dy turqit, një 31-vjeçare dhe një 38-vjeçar synonin të sillnin Vatën drejt Tiranës. Share Ora 13:15 Vrasja me thikë e portugezit/ Punonte si bodyguard te ‘Principote’, arrestohet polici! Pas vrasjes me thikë të 21-vjeçarit portugez te ‘Principotes’, është arrestuar Moisid Matushaj, inspektor te kufiri gjelbër Gjirokastër.Sipas informacioneve efektivi punonte si bodyguard te ‘Principote’. Share Ora 12:54 Vrasja e 21-vjeçarit nga truproja i ‘Principotes’, 42 të shoqëruar! Mes tyre personel dhe klientë Pas vrasjes së 21-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes nga një punonjës i ‘Principotes’, policia ka shoqëruar 42 persona.Mes tyre janë personel dhe klientë të kompleksit luksoz. Share Ora 11:10 U kap në Levan pesë orë pas vrasjes së portugezit, 29-vjeçari shoqërohej nga dy turq (VIDEO) Policia ka zbardhur të tjera detaje nga arrestimi i 29-vjeçarit që vrau me thikë të riun portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil. Teksa po tentonte të arratisej, Sokrat Vata u kap pas pesë orësh në Levan nga shërbimet e policisë i fshehur në bagazhin e një makine.Automjeti drejtohej nga një 31-vjeçare turke, ndërsa pasagjer ishte një 38-vjeçar gjithashtu turk. Në video dallohet sesi Vata mban ende të njëjtat veshje me të cilat kreu krimin, pasi pantallonat kanë njolla gjaku. 31-vjeçarja del e tmerruar nga makina, por më pas përfn në pranga.“Autori i dyshuar, shtetasi S. V., 29 vjeç, ishte fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një 31-vjeçare, shtetase turke, ndërsa në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një 38-vjeçar, shtetas turk.Autori i dyshuar dhe dy shtetasit turq u shoqëruan në DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi sot policia. Share Ora 10:51 Vrau 21-vjeçarin portugez në Ksamil, Report Tv siguron pamje të arrestimit të Sokrat Vatës Report Tv ka siguruar pamje të arrestimit të Sokrat Vatës që vrau me thikë 21-vjeçarin portugez Luis Miguel Varela Mendes në beach bar-in “Principotes” në Ksamil.29-vjeçari u kap nga shërbimet e policisë në Levan, i fshehur brenda bagazhit të një automjeti. Shoferi dhe pasagjerja e automjetit ishin turq. Share Ora 10:31 U vra nga punonjësi i 'Principotes' pas një konflikti për një vajzë, i riu kishte ardhur për një festë me DJ francezë (VIDEO) Luis Miguel Varela Mendes, 21-vjeçari portugez që u vra mëngjesin e sotëm me thikë nga punonjësi i ‘Principotes’ kishte marrë pjesë në një festë që organizohej në këtë beach bar nën ritmet e një Dj të njohur francez.Sipas burimeve i riu ishte në shoqërinë e disa miqve francezë, kur është përfshirë në një konflikt me Sokrat Vatën.Paraprakisht dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë një vajzë.Foto: Njoftimi për festën me DJ francez te 'Principotes' Share Ora 10:24 Vrau portugezin në Ksamil, arrestohet në Levan autori! Ishte fshehur brenda një bagazhi makine Pas disa orësh arratisje ka marrë fund arratisja e Sokrat Vatës, 29-vjeçarit që vrau me thikë 21-vjeçarin portugez Luis Miguel Varela Mendes.29-vjeçari u kap nga shërbimet e policisë në Levan, i fshehur brenda bagazhit të një automjeti. Share Ora 10:11 Vrasja e turistit portugez/ Sot njihet si ‘Principotes’, dikur quhej ‘Tortuga Bay’! Kompleksi luksoz i hapur në 2022 në pronësi të një 70-vjeçareje Një 21-vjeçar u vra me thikë mëngjesin e sotëm në lokalin e Principotes’, një nga vendet më luksoze dhe më të frekuentuara në bregdetin e Ksamilit.‘Principotes’ dikur i njohur me emrin ‘Tortuga Bay’ është një kompleks luksoz buzë detit i themeluar në vitin 2022, i vendosur përballë ‘Tre Ishujve’.Në pronësi të një 70-vjeçareje, Kade Bulica nga Kukësi, ky kompleks ofron një plazh privat me shezlongë, restorant, bar dhe ambiente relaksi. Klubi i natës në Principotes, mban një emër francez “La Guerre” (Lufta), ndërsa çdo të hënë, sipas njoftimeve në rrjetet sociale, organizohen “Netët franceze”. Pikërisht mbrëmjen e djeshme, ishte ftuar një DJ francez, ku i riu kishte shkuar për të festuar me disa miq. Share Ora 09:37 Vrasja e 21-vjeçarit portugez në Ksamil, pushuesit: Ky është krim, si t’ia shpjegojmë fëmijëve (VIDEO) Disa qytetarë që kanë zgjedhur të pushojnë në zonën bregdetare të Ksamilit shprehen se janë të tronditur nga vrasja e 21-vjeçarit portugez me thikë.Njëri prej tyre thotë se ka fëmijë të vegjël dhe po ta marrin vesh do të tremben.“Është një ngjarje e rëndë, jemi me pushime me fëmijët! Si ti themi që është vrarë dikush, ata do të tremben”, tha një pushues. “Na vjen shumë keq që ndodhi. Ky është një krim”, tha një pushues.Ndërkohë një tjetër pushuese thotë se në këtë zonë ka siguri, dhe që i vjen keq që ndodhi kjo ngjarje.“Na erdhi shumë keq kur e kemi marrë vesh, pasi ata të bashkisë kujdesen për ne, ka shumë rregull”, tha pushuesja. Share Ora 09:04 U vra me thikë nga 29-vjeçari në Ksamil, ky është vendi ku u gjet trupi i të riut portugez (VIDEO) Zona bregdetare e Ksamilit u zgjua mëngjesin e sotëm nga një vrasje me thikë të një 21-vjeçari portugez.Pamjet që shihni më sipër është vendi ku u gjet pa shenja jete trupi i Luis Miguel Varela Mendes.Ndërkohë siç shihet edhe nga videot e siguruara nga Report Tv, policia ka rrethuar zonën ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.29-vjeçari, autori i dyshuar i vrasjes vijon të jetë ende në kërkim. Share Ora 07:47 I dënuar në Angli për trafik droge, kush është 29-vjeçari nga Hasi që vrau portugezin në Ksamil Foto: Sokrat VataSokrat Vata, 29-vjeçari i identifikuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së një shtetasi portugez 21 vjeç në Ksamil, rezulton të ketë një të shkuar penale në Britaninë e Madhe.Në një artikull të publikuar nga BBC në vitin 2024, raportohet se Vata ishte dënuar me pesë vite burg nga Gjykata e Kurorës në Cambridge, pasi kishte pranuar fajësinë për një sërë veprash penale që lidheshin me trafikimin e drogës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve.Sipas BBC, Vata, në atë kohë 27 vjeç, ishte përfshirë në dy ndjekje të veçanta nga policia britanike, në Cambridge dhe Kent. Një prej episodeve kishte ndodhur më 13 prill 2024, në A20 pranë East Malling. Sipas raportimit, Vata nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u ndoq nga efektivët. Gjatë ndjekjes, automjeti që drejtonte u përmbys. Vata nuk u kap në atë moment, por brenda automjetit policia gjeti disa qese me kokainë dhe targa automjetesh.Ndërkohë më 30 prill, ai u përfshi në një tjetër ndjekje policore, këtë herë në Cambridge, ku po lëvizte me një makinë të vjedhur.Gjatë arratisjes, Vata ndaloi për të lënë një pasagjer dhe më pas vazhdoi deri në Clara Rackham Street. Atje braktisi automjetin dhe u largua në këmbë.Sipas policisë britanike, gjatë largimit ai hodhi në një shkurre një pako me kokainë. Arratisja përfi kur efektivët e gjetën të fshehur në oborrin e pasmë të një banese në Cambridge. Në xhepat e tij iu gjetën 560 paund cash, ndërsa në automjet u sekuestruan edhe targa të tjera. Testet treguan gjithashtu se Vata kishte drejtuar automjetin nën efektin e drogës. Më 25 shtator 2024, Gjykata e Kurorës në Cambridge e dënoi Vatën me pesë vite burg, po pavarësisht dënimit Vata ishte në Shqipëri. Rrethanat e lirimit të tij nga autoritetet britanike mbeten për t’u sqaruar.Sipas BBC, ai kishte pranuar më herët fajësinë për dy akuza për posedim të drogave të klasës A me qëllim shpërndarjen, dy akuza për drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim kanabisi dhe drejtim automjeti nën efektin e drogës. Share Xh.K/ReportTv.al vrasja e portugezit vrasje me thike Luis Miguel Varela Mendes Sokrat Vata Ksamil Migel Mendes sarande Principotes Ksamil Vlore Komento Komente papaqi: 18/08/2026 14:12 Mendjemadhesia dhe kriminaliteti i lart po e shkaterrojn vendin tone. Cdo beach bar apo restaurant hotel zoterohet nga krimi i organizuar qe jane te etur dhe te dhunshem per para. Kane zaptuar te gjithe bregdetin ata njerez te epokes se gurit. Une personalisht mbeshtes vetem ato 2-3 biznese familjare qe kan mbetur. Ato biznese qe jane te ngritura me droge dhe prostitucion jane te prirura per te qene vende the dhunes heret apo vone Përgjigju emigranti: 18/08/2026 13:08 nuk ke cfare tu shpjegosh femijeve or mik, se ne Shqiperi ndodhin gjera qe nuk i kupton dot nje njeri i rritur ne nje vend normal. vetem u thuaj qe eshte vend mvti dhe mos hajdeni me. ksamili duket bukur vetem ne kartolina.
Vendi jone ka probleme shoqerore te medha qe behen gjithmone e me keq. Eshte i pushtuar nga krimi, padija dhe babezia. Ne vecanti plazhet jane "toke e xanun" nga kafshe prehistorike. Lere sec thote "mbreti" se ne jemi vendi me i papare ne bote ... Përgjigju Gentos: 18/08/2026 12:10 Mjaft me VRASJE! Përgjigju Alb: 18/08/2026 12:04 Shumica e hotelve dhe klubeve kontrodhohen nga injoraca dhe kriminelate e shqipnis, Si jan te lillure me ministra dhe deputet injoranta. Përgjigju O Zot!: 18/08/2026 11:58 Kafshe e eger mali! Keta jana ata qe bejne shqiponjen me duar ne media sociale dhe nga ana tjeter, i prishin reputacionin Shqiperise! Burg perjete plehres! Përgjigju Ops: 18/08/2026 11:35 Normal se te lej Rama te gjithe drrogaxhite te bejne resorte dhe hotele sepse i japin voto normal qe keshtudo ndodhi Përgjigju Beni: 18/08/2026 08:43 Sokrat,eshte emer qe nuk ekziston ne Has,do te kete emer tjeter,ose e ka nderruar. Përgjigju Lol: 18/08/2026 07:49 Lol,
Ja dhe Besa e famshme e malesoreve.
E edukuar brez pas brezi te jetuesit e maleve tona.
Le te jemi cik te qarte: atje ku kerkohet besa, ka thjesht Pabesi. Përgjigju Berati: 18/08/2026 08:58 E mban mend para disa muajsh kur ne kalane e beratit vdiq nje djal 30 vjecar nga veriu ne sy te femijeve, nenes dhe gruas sepse nje kriminel nga berati i nguli thiken ?! . Edhe aty besa i ka fajin . Po boll se na hapet barkun me keto komente. Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.9% Shoqëria 25.4% Social media 16.7% Vota total: 3053 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

