Luis Miguel Varela Mendes ishte shtetasi portugez që u vra me thikë nga 29-vjeçari Sokrat Vata në Sarandë, trupi i pajetë i të cilit u gjet nga uniformat blu rreth orës 05.00 të mëngjesit në shezlongët e plazhit.
Ngjarja është ende e paqartë nga grupi hetimor, por dyshohet paraprakisht se shkak për konfliktin mes dy të rinjve që më pas çoi në vrasjen e 21-vjeçarit ka qenë një vajzë.
Eksperti i sigurisë, Faik Basha thotë se ngjarja e ndodhur në Ksamil është mjaft e rëndë. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Basha u shpreh se duhet ndërhyrë te bizneset e policitë private.
Sipas Bashës, bizneset duhet të kenë kompani të licensuara për roje sigurie.
“Është një ngjarje e rëndë. Kemi një numër shumë të madh persnash që do merren në pyetje. 3 persona kanë ndihmuar autorin. Një prej tyre, punonjës policie. Tashmë është e nevojshme të bëhen ndërhyrje, tek policitë private, por edhe biznesi. Bizneset nuk duhet të mbajnë persona që nuk kanë rol administrimi brenda strukturave hoteliere, por kanë rol sigurie. Këto biznese duhet të kenë kompani që të jetë e licensuar. Duhet bërë rregullim ligjor, që punonjësit të dinë funksionet e tyre parësore. Bashkëpunimi i thellë i këtyre dy personave, kanë qenë në të njëjtin vend pune, instikti i një punonjësi shteti ka munguar në këto momente. Nuk mendoj se kemi të bëjmë me grup të strukturuar. Duhet analizë e thellë”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet faik basha

