Lajme Zone
Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor

Kryeplaku i fshatit Gështenjas të Pogradecit ka folur për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën në krye të detyrës elektriçisti Agim Beqiri.

Kryeplaku i fshatit Gështenjas të Pogradecit ka folur për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën në krye të detyrës elektriçisti Agim Beqiri. Ai tha se 57-vjeçari ishte njoftuar mbrëmjen e së shtunës për defektin. Pasi kishte mbërritur mbrëmë dhe kishte konstatuar problemin, Beqiri e kishte lënë që të kthehej për ta riparuar këtë të dielë, sapo të zbardhte dita, edhe pse ishte ditë pushimi. Sipas kryeplakut, elektriçisti ishte një person i respektuar në komunitet, i njohur për korrektësinë dhe përkushtimin në punë. “Ishte burrë i mirë, i rregullt dhe i sinqertë. Pasi e konstatoi mbrëmë defektin, erdhi sot për ta rregulluar, edhe pse në ditë pushimi. Ishte njeri shumë punëtor dhe i komunikueshëm. Na erdhi shumë keq, ngushëllime familjes”, tha kryeplaku i fshatit Gështenjas. Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)