Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Sanxhaku” të Laçit, pasi janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur 22-vjeçari Veron Pasha, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, i riu ka marrë një plagë në pjesën e kofshës dhe ndodhet nën monitorimin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

