FIER- Këngëtari fierak, Erind Xhaferi është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme para shkollës artistike “Jakov Xoxa”. Sipas mediave, kanë qenë vetë nxënëset e shkollës që kanë bërë denoncim në polici përmes një telefoante, duke vënë në lëvizje Policinë e Fierit. Këngëtari Xhaferri prej kohësh kryente veprime të turpshme para ambienteve të shkollës. Pas telefonatës, efektivët kanë verifikuar rastin dhe kanë ndaluar këngëtarin, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë, ku pritet edhe të merret në pyetje. LEXO edhe...Zjarret në Fier dhe Lushnjë, arrestohen 3 persona! Flakët rrezikuan sera, banesa dhe Parkun e Apolonisë (VIDEO) Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet për veprën penale “Vepra të turpshme”. Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./ReportTv.al erind xhaferi perndjekje ngacmim seksual Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 70.2% Jo 24.6% Jam i/e dyzyuar 5.2% Vota total: 2517 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

