Lajme Zone
Kryeministri Rama për zjarret në Himarë dhe Fier: Situata nën kontroll, vijon evidentimi i dëmeve
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Kryeministri Rama për zjarret në Himarë dhe Fier: Situata nën kontroll, vijon evidentimi i dëmeve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e zjarreve në Himarë dhe Fier, ku mbrëmja e kaluar u shoqërua me vatra të fuqishme zjarri dhe dëme të konsiderueshme.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e zjarreve në Himarë dhe Fier, ku mbrëmja e kaluar u shoqërua me vatra të fuqishme zjarri dhe dëme të konsiderueshme.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk paraqitet rrezik për banorët apo zonat e banuara.

“Himara dhe Fieri kaluan një natë shumë të vështirë mbrëmë”, shkruan kryeministri. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sipas tij, strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret. Rama thekson gjithashtu se bashkitë do të vijojnë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve, si dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente.

Ndërkohë, forcat operacionale vijojnë të jenë të angazhuara në terren, ndërsa situata në zonat e prekura po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama:

Himara dhe Fieri kaloi një natë shumë të vështirë mbrëmë

Aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara. Strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve

Bashkitë do të vijojë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve, si dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet