Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kryeministri Rama: Javën e ardhshme do të krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni (VIDEO)


Krijimi i Ministrisë së Administratës Publike, sipas kryeministrit Rama do të ndihmojë në zgjerimin e gamës së punëve dhe detyrave, me qëllim afrimin sa më shumë të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike, e cila sipas tij do të drejtohet nga ministrja Adea Pirdeni. Pirdeni është aktualisht ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Anti-Korrupsionin. Lajmin Rama e njoftoi gjatë një takimi ku u prezantua platforma ‘Shkalla e Meritës’, e cila ka si synim krijimin e një administrate profesionale, që do të ndihmojë Shqipërinë për t’u bërë anëtare e BE-së brenda vitit 2030. Rama tha gjithashtu se përmes kësaj ministrie, Qeveria synon që të zgjerojë gamën e detyrave, punëve dhe ambicieve, për të ngritur më lart shtetin europian të shqiptarëve. LEXO EDHE:Anëtarësimi në BE/ Vendet anëtare japin dritën jeshile për mbylljen e Kapitullit 20, Rama: Forcohet perspektiva e Shqipërisë për investime, inovacion dhe punësim “Do të krijojmë javën e ardhshme Ministrinë e Administratës Publike, pikërisht se tanimë tema e administratës publike është një temë shumë qendore e punës së qeverisë dhe e shtetbërjes së mëtejshme europiane të Shqipërisë. Është nevoja që përmes kësaj ministrie që e kanë shumë vende të tjera europiane, ne të zgjerojmë gamën e detyrave, punëve e ambicieve për të ngritur më lart shtetin europian të shqiptarëve. Nuk diskutohet që Ministrinë e Administratës Publike mund ta drejtojë dhe ta çojë përpara vetëm ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni”, tha mes të tjerash Rama. Teksa prezantoi ‘Shkallën e Meritës’, Rama tha se platforma ka si qëllim vendosjen e ‘Meritës’ në administratë, për të garantuar që gjithësecili të vlerësohet sipas punës që bën. Rama tha se në sistemin e ri Qeveria do të ketë si aleat Inteligjencën Artificiale dhe shtoi se konkurset që do të zhvillohen për një vend pune, do të kenë një nivel të lartë transparence. Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama: Ky është një takim që është organizuar nga ministrja për të filluar një proces, me një organizim të përmbledhur që padyshim ka një përmbajtje më të gjerë sesa piketat që u vendosën para jush. E vërteta është që unë kam qenë shumë skeptik për mundësitë e rritjes reale të cilësisë së administratës sonë. Dhe jo vetëm skeptik, por edhe i shqetësuar për faktin që pasi ne të realizonim me sukses daljen nga tuneli ku qëndruam disa vite, që unë e kam pagëzuar si ‘tuneli i poshtërimit’ për të hapur negociatat me BE-në, do të gjendeshim në një pozitë tejet të vështirë pasi nuk kisha besim që kapacitetet tona të brendshme, administrata jonë do të mund t’i përballonte negociatat. Dhe duke filluar nga procesi skrining që është një proces tejet i komplikuar. Ka qenë një nga surprizat më të mirëseardhura, sepse në punën që unë bëj ka surpriza përgjithësisht jo të mirëseardhura... Por kjo ka qenë një surprizë e mirëseardhur sepse ajo ç’ka reflektoi skuadra e madhe e përfaqësuesve të Shqipërisë sipas të gjithë atyre kapitujve, ishte një administratë shqiptare krejt tjetër nga ajo që edhe unë vetë kisha ndër mend. Sepse edhe unë vetë isha i ndikuar nga presioni i madh i thashethemnajës dhe mbivendosjes së lajmeve negative lidhur me punonjësit e administratës, në pikën që kisha një besim të ulët në raport me kapacitetet e administratës në atë moment të rrugës sonë. Një nga pikat më goditëse të shumë zërave që unë dhe të tjerët u përpoqëm të dëgjojmë, ishte pikërisht ‘Merita’. Sa hyn në punë Merita për të shërbyer në shtetin shqiptar. Transformimi i administratës është reflektuar në një sërë pasqyrash ku shihet që pozicionet e Shqipërisë sot nuk kanë asnjë lidhje me pozicionet e Shqipërisë shumë vite më parë. Fakti është që përtej të gjitha indekseve, është njeriu që kërkon nga administrata shërbim cilësor. Është njeriu që kërkon akses në administratë përmes meritës së tij, është njeriu që është brenda administratës dhe kërkon që merita e tij të jetë kushti që ai të ngjitet në shkallët e karrierës. Po i referohem bazës së këtij projekti të ri, për të cilin dua ta falënderoj Adean për mënyrën sesi i është qasur këtij procesi. Baza është anketa e brendshme e nëpunësve civilë të Shqipërisë, ku për herë të parë kemi pasur një numër të madh nëpunësish që në mënyrë të sekretuar kanë shprehur opinionet e tyre lidhur me situatën në administratë dhe ambicien për sesi administrata mund të jetë një hapësirë më e mirë për ta. Përtej përmirësimeve dhe rritjes së mëtejshme të pagave, është që shumica dërrmuese e njerëzve të administratës thonë se nëse punon apo nuk punon, kjo është e parëndësishme përsa ti vlerësohesh dhe rritesh në karrierë. Dhe më keq akoma, ajo që i bën edhe më negativë në vlerësim, është se nuk ka pasoja negative për ata që nuk punojnë. Ndërkohë që një pjesë tjetër, mbajnë ngarkesë shumë më të madhe dhe nuk vlerësohen për këtë. Ne e kemi detyrim t’ju kthejmë një përgjigje të gjithë atyre brenda administratës që ndihen të shpërfillur, pavarësisht punës që bëjnë. Duke e bërë meritën brenda administratës si element bazë për nxitjen e konkurrencës, ne mund të bëjmë sot atë kapërcim që deri dje dukej krejt i pamundur për t’u diskutuar. Sot po e diskutojmë, por na duhet puna e përbashkët e të gjithëve për ta bërë realitet. Këto nuk janë fjalë, por lidhen me një mekanizëm që ka disa pika kyçe. Ne sot jemi në fazën kur po zbatojmë më në fund një projekt të jashtëzakonshëm, që sjell qendrën e provimeve të Oxfordit si pjesë e qendrës së shërbimeve arsimore të Shqipërisë dhe gjithçka përsa i përket provimeve në sistemin tonë arsimor, do të jetë njësoj siç bëhet në qendrën e provimeve të Oxfordit. Sot provimet e universitetit janë provime pa ankesa. Ndërkohë që në atë kohë ankesat ishin ulëritëse. Nuk quhet transparencë, nuk quhet hapje për mundësi të barabarta, mënyra sesi bëhet sot shpallja e vendeve dhe sesi informohen sot njerëzit. Ne do të hapim kopertinën e një katalogu aktiv dixhital, ku nga njëra anë do të shihen të gjitha nevojat që ka shteti shqiptar për profesione apo për nivele eksperiencash, por nga ana tjetër do të mund të futen të dhënat e kujtdo qoftë që dëshiron të njoftohet sa herë që në atë profesion dhe atë eksperiencë diku në Shqipëri të hapet një vend pune. Për të gjithë ata që në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë që duan të bëhen pjesë e administratës, do të duhet ta paraqesin në mënyrë proaktive disponimin e tyre. Të gjithë do të kenë mundësinë që të marrin pjesë në konkurse që do të jenë të një niveli tjetër për nga transparenca. Do të përpiqemi që jo vetëm rekrutimet, por edhe karriera të mbështetet në të dhëna të disponueshme nga shteti shqiptar, përtej raportit të individit me një epror. E fundit që kam është ajo që ndodh me ekselencën dhe me ata që hyjnë për të bërë një program njohjeje apo për të hedhur një hap drejt administratës, të cilët në shumë raste, pasi iu mbaron viti i punës, mbeten jashtë sistemit dhe përballen me një pamundësi për të vijuar edhe në rastet kur janë shumë të mirë. Kjo duhet parë me kujdes, që të mos kemi një ndërprerje brutale të marrëdhënies, në pikën që shumëkush pastaj nis e krijon idera në kohë si ‘kjo ndodhi si rezultat që nuk kisha mik’. Shkalla e Meritës është një tjetër komponent i një sistemi të ri ku ne do të kemi aleat inteligjencën artificiale dhe ku përmes saj do të mund të bëjmë shumë më tepër në funksion të transparencës dhe mbledhjes së të dhënave të proceseve që na japin të kuptojmë ekzaktësisht që deri ku ne arrijmë qoftë në thellësinë e informimit të njerëzve të interesuar për t’u bërë pjesë e administratës, qoftë edhe në garancitë për secilin që përpjekja për t’u bërë pjesë e administratës është e bazuar mbi meritën. Merita është thelbi që të gjithë sëbashku duhet të punojmë pa ndërprerë dhe duhet të jemi të fokusuar, pasi aty lidhet motivimi dhe ndjenja e përkatësisë ndaj institucioni, departamentit. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 15:48 ‘Shkalla e Meritës’/ Rama prezanton platformën e re: Kemi si aleat Inteligjencën Artificiale, procese transparente për këdo që kërkon t’i bashkohet administratës (VIDEO) Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një takim ku u prezantua platforma ‘Shkalla e Meritës’, e cila ka si qëllim përmirësimin e punës në administratën publike, për të ndihmuar vendin në rrugën drejt anëtarësimit në BE.Gjatë fjalës së tij Rama tha se platforma ka si qëllim vendosjen e ‘Meritës’ në administratë, për të garantuar që gjithësecili të vlerësohet sipas punës që bën.Rama tha se në sistemin e ri Qeveria do të ketë si aleat Inteligjencën Artificiale dhe shtoi se konkurset që do të zhvillohen për një vend pune, do të kenë një nivel të lartë transparence.“Për të gjithë ata që në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë që duan të bëhen pjesë e administratës, do të duhet ta paraqesin në mënyrë proaktive disponimin e tyre. Të gjithë do të kenë mundësinë që të marrin pjesë në konkurse që do të jenë të një niveli tjetër për nga transparenca. Do të përpiqemi që jo vetëm rekrutimet, por edhe karriera të mbështetet në të dhëna të disponueshme nga shteti shqiptar, përtej raportit të individit me një epror.E fundit që kam është ajo që ndodh me ekselencën dhe me ata që hyjnë për të bërë një program njohjeje apo për të hedhur një hap drejt administratës, të cilët në shumë raste, pasi iu mbaron viti i punës, mbeten jashtë sistemit dhe përballen me një pamundësi për të vijuar edhe në rastet kur janë shumë të mirë. Kjo duhet parë me kujdes, që të mos kemi një ndërprerje brutale të marrëdhënies, në pikën që shumëkush pastaj nis e krijon idera në kohë si ‘kjo ndodhi si rezultat që nuk kisha mik’.Shkalla e Meritës është një tjetër komponent i një sistemi të ri ku ne do të kemi aleat inteligjencën artificiale dhe ku përmes saj do të mund të bëjmë shumë më tepër në funksion të transparencës dhe mbledhjes së të dhënave të proceseve që na japin të kuptojmë ekzaktësisht që deri ku ne arrijmë qoftë në thellësinë e informimit të njerëzve të interesuar për t’u bërë pjesë e administratës, qoftë edhe në garancitë për secilin që përpjekja për t’u bërë pjesë e administratës është e bazuar mbi meritën”, tha mes të tjerash Rama. R.Xh/Shqiptarja.com Share R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: qeveria shqiptare Ministria e Administratës Publike administrata publike edi rama Adea Pirdeni Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.4% Jo 32% Nuk e di 6.5% Vota total: 3057 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?