Lajme Zone
Kryeministri Rama intervistë për median britanike: Protestat tregojnë një Shqipëri normale evropiane
PolitikëReport TV

Kryeministri Rama intervistë për median britanike: Protestat tregojnë një Shqipëri normale evropiane

Në një intervistë për median britanike “UnHerd”, kryeministri Edi Rama është shprehur se një pjesë e rëndësishme e protestuesve të fundit janë të lidhur me partitë opozitare dhe grupime politike që kërkojnë përmbysjen e qeverisë.

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median britanike “UnHerd” është shprehur se protestat e zhvilluara gjatë muajve të fundit në Shqipëri nuk janë më të njëjta me ato të qershorit. Sipas tij, në protestat e fundit janë përfshirë më shumë parti politike dhe grupe të opozitës, përfshirë edhe forca të ekstremit të majtë dhe të djathtë. Rama tha se, pavarësisht tensioneve, ai është “shumë krenar” që protestat kanë zhvilluar për ditë me radhë në mënyrë kryesisht paqësore. LEXO edhe...Bjorn Runa: Miti i diasporës së ndriçuar politikisht Sipas kryeministrit, fakti që qytetarët mund të protestojnë në bulevard pa u penguar tregon se Shqipëria po sillet si një vend normal evropian, ku protestat janë pjesë e jetës demokratike. Kryeministri hodhi poshtë gjithashtu idenë se protestat përfaqësojnë të gjithë shoqërinë shqiptare. Ai argumentoi se një pjesë e rëndësishme e protestuesve të fundit janë të lidhur me partitë opozitare dhe grupime politike që kërkojnë përmbysjen e qeverisë. “Protestat e sotme nuk janë protestat e qershorit, kështu që njerëzit që folën sot janë të ndryshëm. Ata janë të angazhuar në parti politike. Ata janë të angazhuar në parti opozitare, parti të vogla opozitare, të majtë nga ekstremi dhe të djathtë nga ekstremi. Ndërsa protestat e qershorit ishin të ndryshme, ishin më të mëdha, shumë njerëz që votuan për ne ishin atje. Sidoqoftë, jam shumë, shumë krenar që kemi pasur një protestë kaq të madhe për ditë të tëra në një mënyrë shumë paqësore, dhe se askush nuk u lëndua, askush nuk u ndalua të bënte atë që donte. Në fund të fundit, kjo protestë tregon një vend që është si një vend normal evropian ku ka protesta”, tha Rama. Rama u shpreh se rrjetet sociale kanë luajtur një rol të madh në mobilizimin e protestuesve. Sipas tij, një përqindje e lartë e përmbajtjeve që kanë nxitur protestat është prodhuar jashtë Shqipërisë. Ai e lidhi këtë veçanërisht me përfshirjen e Jared Kushner, Ivanka Trump dhe debatit rreth projekteve turistike në Shqipëri. “Algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard”, tha Rama, duke argumentuar se lidhja e protestave me Kushner dhe familjen Trump ka bërë që ato të marrin më shumë vëmendje ndërkombëtare. Sipas tij, kjo çështje ka tërhequr edhe persona që janë kundër Donald Trump dhe e kanë amplifikuar protestën në rrjetet sociale. Në lidhje me projektet në Zvërnec dhe Sazan, Rama ka mbrojtur më herët qëndrimin se protestat nuk duhet të interpretohen si provë se projektet kanë nisur apo se janë cenuar tashmë zonat e mbrojtura. Xh.K/ReportTv.al edi rama protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 60.5% Shoqëria 22.8% Social media 16.7% Vota total: 479 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?