Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Kryeministri injoron Kuvendin”/ Erl Murati: Opozita e vendosur nën trysni. Integrimi? Ka ende shumë punë


Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Minuta e parë” komentoi zhvillimet e fundit politike e aktuale në vend.

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Minuta e parë” komentoi zhvillimet e fundit politike e aktuale në vend. Duke folur për integrimin europian, Murati theksoi se Shqipëria ka ende shumë për të arritur objektivin, që e duan të gjithë shqiptarët. “Është një mesazh normal tashmë në lidhje me zgjerimin e Bashkimit Europian. Është një nismë pozitive për Shqipërinë dhe vendet e tjera. Si Komisionere për Zgjerimin, Kos vijon që të bëjë punën e saj. Nesër zhvillohet Konferenca Ndërqeveritare që të mbyllet kapitulli 20-të, që i përket spektrit ekonomik. Optimizmi i saj nuk përputhet gjithmonë me fjalët e vendeve të BE-së. Nëse edhe plotësojmë kushtet, është vetëm fillimi i gjithçkaje. Jemi ende herët, kemi hapur vetëm kapitullin e katërt. Ne do të ishim të lumtur, nëse Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Të shohim sesa do të ecë Shqipëria drejt rrugës së integrimit, për të plotësuar standardet e Bashkimit Europian. Në paranojë është Mali i Zi drejt integrimit. Kapitulli që do të mbyllet nesër është tepër larg standardeve të BE-së, që ka të bëjë me konkurrueshmërinë. Ka rëndësi përmbushja e akteve, por ka rëndësi edhe sesa përputhet situata faktike me legjislacionin. Rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e gjatë, por situata gjeo-politike e kërkon që disa vende t’i bashkohen BE-së”, tha Murati.

Më tej, u shpreh se është e turpshme sesi kryeministri Rama injoron parlamentin dhe nuk merr pjesë në seanca. “Parlamenti shqiptar nuk funksionon siç duhet. Opozitës prej vitesh i mohohet që të ketë komisione parlamentare. Kryeministri nuk shkon fare në Kuvend, duke e mohuar debatin në parlament. Kjo nuk ka të bëjë me tekat e opozitës. Kuvendi funksionon në mënyrë të çalë. Shpesh herë nuk merr fare mendimi i opozitës. Është diçka aspak e mirë, që nuk debatohet fare për ngritjen e një Komisioni Hetimor”, deklaroi ai. Në lidhje me reformën territoriale, Murati ngriti pikëpyetjen e madhe, nëse është një reformë e vërtetë apo thjesht makijazh.

“Unë nuk besoj se reforma territoriale është një reformë e thellë. Edhe vetë përfaqësuesit e mazhorancës kanë qenë të pakënaqur. Thjesht janë ndarë ndryshe kufijtë mes bashkive, por asgjë tjetër nuk ka ndryshuar në mënyrë substanciale. Ndryshimet bëhen edhe politikisht mendoj, sepse prsh Kavaja drejtohet nga PD, ndërsa Rrogozhina është bashki e majtë. Të dyja bashkitë janë bashkuar dhe tashmë mund të ndodhë që Bashkinë e re të Kavajës ta drejtojë PS.

Nuk është aspak gjë e mirë, që bashki të vogla të shkrihen vetëm pse janë të vogla. Prsh Bashkia e Patosit ka një performancë tepër të mirë dhe është shkrirë. Pse duhet që të ekzistojë Bashkia e Delvinës që është më dobët në performancë dhe të shkrihet Bashkia e Patosit? PS ka dështuar që t’ua shpjegojë qytetarëve të saj, se pse disa bashki u shkrinë dhe pse disa jo. Mund të ketë plan që të shkrihen edhe bashki të tjera, sepse kjo është paralajmëruar. Filozofia e PS duket se është centralizimi”, u shpreh Murati.

Komentoi edhe dorëheqjen e drejtorit të Burgjeve Adriatik Kupi. Sipas tij, bëhen shumë ndërrime në shumë institucione dhe nuk thuhen as arsyet, duke mohuar transparencën.

“Nuk kam informacion për rastin konkret. Ajo që mund të them është se njerëzit në Shqipëri largohen, duke thënë se “ka performanca të mira”. Ka shumë ndërrime që nuk kuptohet se përse largohen, edhe tek Kadastra. Kjo është në filozofinë e qeverisjes, për të mos ndryshuar asgjë dhe duke mos dhënë llogari se përse ndodhin këto largime”, përmbylli Murati. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: BE erl murati integrimi minuta e pare Territorialja