Lajme Zone
Kryeministri i Spanjës shpall zgjedhje të parakohshme pas protestave për uljen e qirave
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Kryeministri i Spanjës shpall zgjedhje të parakohshme pas protestave për uljen e qirave

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka konfirmuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 29 nëntor 2026. Zgjedhjet e radhës ishin planifikuar fillimisht për vitin 2027.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka konfirmuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 29 nëntor 2026. Zgjedhjet e radhës ishin planifikuar fillimisht për vitin 2027. Vendimi vjen pas rrëzimit në parlament të dy masave të qeverisë për përballimin e krizës së strehimit. Paketat përfshinin masa për mbrojtjen e qiramarrësve dhe personave vulnerabël nga dëbimet, kufizimin e spekulimeve në tregun e pasurive të paluajtshme dhe rritjen e ofertës së banesave të përballueshme. Masat u propozuan në një klimë të tensionuar sociale, pas protestave të lidhura me krizën e strehimit dhe rastin e dëbimit të një 87-vjeçareje nga banesa e saj, çështje që nxiti reagime në mbarë vendin. Pas shpalljes së zgjedhjeve, Sánchez tha se nevojitet “ripërtëritja dhe zgjerimi i mbështetjes së popullit” për qeverinë. Ai theksoi gjithashtu nevojën që parlamenti i ardhshëm të sigurojë një shumicë progresive më të gjerë. Zgjedhjet e 29 nëntorit do të zhvillohen në një situatë të vështirë parlamentare për qeverinë e Sánchez, e cila ka hasur pengesa në miratimin e nismave të saj në parlament.