Kryeministri britanik Andy Burnham tha sot se ka prova se Irani ishte i përfshirë në incidentin pranë një baze ajrore në Anglinë jugperëndimore. “Ka prova të qarta se Irani luajti një rol në ngjarjet që u zhvilluan në fundjavë në Bazën Ajrore Fairford“, tha kryeministri britanik në një intervistë me BBC. LEXO edhe...Benzinë, por jo pajisje shpërthyese pranë bazës RAF Fairford në Britaninë e Madhe! Policia zbulon detaje të reja nga hetimi Komentet e Burnham vijnë pasi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se incidenti në bazën ajrore “përfshin qartë duart e një aktori të huaj”. Në fundjavë, policia britanike arrestoi pesë të rinj pranë bazës, pasi një banor informoi autoritetet për praninë e “tre automjeteve të dyshimta” në zonë. Të dyshuarit, të cilët fillimisht u akuzuan për “shkelje të Aktit të Eksplozivëve” dhe “përgatitje të një akti terrorist”, u liruan me kusht të hënën, dhe policia njoftoi të nesërmen se nuk u gjetën pajisje shpërthyese në furgonët që po përdornin, vetëm sasi të mëdha karburanti. Baza ajrore e Fairford i përket Forcave Ajrore Mbretërore të Britanisë, por përdoret edhe nga ushtria amerikane. Qeveria britanike ka autorizuar Shtetet e Bashkuara ta përdorin bazën për sulme ndaj pozicioneve iraniane të raketave që po godasin anijet në Ngushticën e Hormuzit. Xh.K/ReportTv.al iran baze ushtarake Britani e Madhe Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 74.1% Jo 22.1% Jam i/e dyzyuar 3.9% Vota total: 725 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

