Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë të ditur se kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke theksuar se kjo fundjavë do të jetë vendimtare. Kurti ka thënë se synimi është që javën e ardhshme Kosova ta ketë presidentin, shkruajnë mediat në Kosovë. “Kemi filluar komunikimet dhe natyrisht që kjo fundjavë është vendimtare për të pasur marrëveshje, që javën e ardhshme të kemi president”, u shpreh Kurti. Pavarësisht zgjedhjes së qeverisë të re në Prishtinë, Kosova vazhdon që të jetë në ngërç institucional. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që kriza në vend të mund të zgjidhet. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Albin Kurti kosova

