Lajme Zone
Kryebashkiakët e Fushë-Arrëzit dhe Memaliajt në protestë kundër reformës territoriale: Sjell vetëm shpopullim
PolitikëEuronews Albania

Kryebashkiakët e Fushë-Arrëzit dhe Memaliajt në protestë kundër reformës territoriale: Sjell vetëm shpopullim

“300 mijë shqiptarë do preken”, kryebashkiakët e Fushë-Arrëzit dhe Memaliajt në protestë kundër reformës territoriale

“300 mijë shqiptarë do preken”, kryebashkiakët e Fushë-Arrëzit dhe Memaliajt në protestë kundër reformës territoriale Kryetarët e bashkive të Fushë-Arrëzit dhe Memaliajt, Hilë Curri dhe Albert Malaj, janë bashkuar me protestuesit që kundërshtojnë reformën e re territoriale. Në një deklaratë për mediat, kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hilë Curri, tha se nga reforma dhe shkrirja e 15 bashkive preken rreth 300 mijë banorë. “300 mijë banorë preken nga ajo reformë. Si shpëtuan Konispoli dhe Delvina? Kjo është një reformë që Arbjan Maznikun do ta ndjekë historia”, u shpreh Curri. “Kjo nuk sjell asnjë lloj zhvillimi përveçse shpopullim, Ju bëj thirrje të mos e votojnë këtë reformë”, u shpreh kryebashkiaku i Memaliajt. Në protestë është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja. Sipas reformës së propozuar, Rrogozhina pritet të bashkohet me Kavajën.