Ka nisur evakuimi i banorëve në lagjen “Abaze” të Krujës, ndërsa vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive dhe situata mbetet e tensionuar.
Flakët po përhapen të favorizuara nga erërat e fuqishme, duke rritur rrezikun për banesat në zonë. Banorët janë larguar nga shtëpitë dhe po qëndrojnë në rrugë, ndërsa ndjekin situatën nëse zjarri avancon drejt zonave të banuara.
Ndërkohë, ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të vënë nën kontroll vatrat aktive. Forcat në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e zjarrit, ndërsa banorëve u është kërkuar të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të largohen nga zonat e rrezikuara. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet krujezjarr
