Me e qetë se mbrëmjen e të mërkurës paraqitet situata e zjarreve në Krujë.
Në lagjen Abaze ku flakët u përhapën deri në afërsi të banesave operacioni nga ajri për izolimin e zjarrit ka rinisur në orët e para të mëngjesit.
Aktualisht ka vetëm një vatër aktive për neutralizimin e të cilës po punojnë gjithashtu nga toka forcat zjarrfikëse dhe ato të armatosura. Ndërkohë banorët e evakuuar mbrëmë janë kthyer në shtëpitë e tyre.
Ndërsa në fshatrat Krastë dhe Halilaj situatata është vendosur në kontroll. Aktualisht sipas ministrisë së mbrojtjes nuk ka rrezik për zonat e banuara.
/abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet krujezjarr

