Lajme Zone
Kriza politike në Kosovë/ PDK e AAK sot aksion para Kuvendit, kërkojnë thirrjen e seancës konstituive
PolitikëShqiptarja

Kriza politike në Kosovë/ PDK e AAK sot aksion para Kuvendit, kërkojnë thirrjen e seancës konstituive

Këto dy parti opozitare refuzojnë që të takohen me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti që të ecet para me ngritjen e institucioneve.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë do të zhvillojnë sot një aksion para Kuvendit, për të kërkuar thirrjen e seancës konstituive. Mediat shkruajnë se Grupi parlamentar i PDK-së i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit. Këto dy parti opozitare refuzojnë që të takohen me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti që të ecet para me ngritjen e institucioneve. LEXO EDHE:Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, PDK shton presionin ndaj Avni Deharit: Thirre seancën të shtunën, zvarritja po e thellon krizën kushtetuese Megjithatë Kurti është takuar me kreun e LDK-së Lumir Adbixhikun me të cilin ka thënë se ka bisedime pozitive. P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: PDK AAK kosove Albin Kurti LDK kriza politike ne kosove Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 6017 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?