Dy parti të opozitës në Kosovë kanë refuzuar ftesën për takim me ushtruesen e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu të martën e ardhshme. I pari që iu përgjigj negativisht ftesës ishte Ardian Gjini, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. LEXO edhe...Dyshohet se punonte për shërbimet sekrete serbe, del fotoja e Fehim Salit me Albin Kurtin! Qeveria shpjegon si u bë takimi Në përgjigjen e publikuar edhe në rrjetet sociale, ai thotë se nuk do të bëhet pjesë e një farse me të cilën lëvizja vetëvendosje synon të çojë sërish vendin në zgjedhje. “Po kërkoni takim të gjeni fajtor për vendimin tuaj që e keni marrë, për ta dërguar vendin në zgjedhje. Këtë herë edhe në kaos institucional” thotë Gjini. Pas aleancës edhe PDK refuzoi ftesën e Albulena Haxhiut. Në një deklaratë nga kuvendi në Prishtinë deputeti Uran Ismaili tha se ftesa është një tentativë e manipulimit të Kurtit me shtyrjen e afateve kundrejt atyre të Gjykatës Kushtetuese. LDK nuk ka dhënë ende një qëndrim teksa u tërhoq dy ditë më herët nga ambiciet për postin e presidentit. Kurti tha publikisht të premten se dëshiron që me LDK të jetë në bashkëqeverisje dhe në rast se president do të zgjidhej një figurë e Vetëvendosjes i ofron Lumir Abdixhikut postin e zv/kryeministrit dhe 4 ministri. Parlamenti mbetet i pakonstituuar teksa LVV thotë se do ta thërrasë sërish seancën kur të ketë sinjale të qarta për marrëveshje politike për presidentin, që do të evitonte zgjedhjet. Xh.K/ReportTv.al LVV Albin Kurti PDK AAK kriza politike ne kosove kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 71.1% Shoqëria 15.7% Social media 13.2% Vota total: 197 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

