Lajme Zone
Kriza politike në Kosovë/ Pas mbledhjes së Haxhiut me LVV dhe Aleatët, Albin Kurti takim me Abdixhikun! Të pranishëm edhe Osmani e Haziri
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kriza politike në Kosovë/ Pas mbledhjes së Haxhiut me LVV dhe Aleatët, Albin Kurti takim me Abdixhikun! Të pranishëm edhe Osmani e Haziri

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me deputetët Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri kanë mbërritur në Kuvendin e Kosovës për të zhvilluar një takim me kryetarin e LVV-së, njëkohësisht kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Ky takim vjen pasi më herët sot, ushtruesja e detyrës së Presidentes në Kosovë, Albulena Haxhiu, një takim konsultues lidhur me krizën politike atje, ku paralajmëroi edhe takim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me deputetët Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri kanë mbërritur në Kuvendin e Kosovës për të zhvilluar një takim me kryetarin e LVV-së, njëkohësisht kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Ky takim vjen pasi më herët sot, ushtruesja e detyrës së Presidentes në Kosovë, Albulena Haxhiu, një takim konsultues lidhur me krizën politike atje, ku paralajmëroi edhe takimin mes drejtuesve të LVV e LDK. LEXO edhe...Kosovë/ Kurti takim me Abdixhikun në ambientet e Kuvendit, kryeministri: Po shkoj me mirëbesim për kostituimin e të gjitha institucioneve! Në këtë takim që sipas Haxhiut u thirr “në lidhje me zhvillimet aktuale politike, institucionale dhe rëndësinë e arritjes për Presidentin konsensual, rrjedhimisht edhe formimin e institucioneve të tjera kushtetuese” morën pjesë kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, parti këto në koalicion me LVV-në si dhe përfaqësuesit e partive të minoriteteve jo serbe. Por takimit të thirrur nga Haxhiu nuk iu bashkuan tri partitë kryesore opozitare, PDK, LDK dhe Aleanca. Ata kanë bojkotuar duke akuzuar Kurtin e Haxhiun se po e mbajnë qëllimisht në ngërç situatën politike. Vetë Kurti e shmangu një koment mbi takimin. Albulena Haxhiu, deklaroi se Vetëvendosja është gati për një president konsensual jo nga radhët e saj, por kritikoi opozitën se i mungon vullneti politik, ndërsa i kërkoi emra konkretë për presidentin. Albin Kurti kërkoi disa ditë më parë më shumë kohë për emrin e kreut të Kuvendit pa arritur më parë një marrëveshje për presidentin me partitë e tjera. Ai pritet që të ketë edhe një takim të radhës me LDK. Kurti i ka votat për të konstituuar Kuvendin dhe më tej për votëbesimin e qeverisë, por për t’u zgjedhur presidenti kërkohet pjesëmarrja në votim e së paku 80 deputetëve, numra që Kurti mund t’i arrijë vetëm përmes një marrëveshje me opozitën. Kosova vijon prej afro 2 vitesh ngërçin politik dhe palët atje duken ende shumë larg arritjes së një zgjidhje ndërsa ashtu si në ditët e kaluara, anëtarë dhe deputetë të PDK-së rrethuan kryeministrinë duke kërkuar rifillimin e seancës konstituive të ndërprerë. Ora 17:03 Kosovë/ Kurti takim me Abdixhikun në ambientet e Kuvendit, kryeministri: Po shkoj me mirëbesim për kostituimin e të gjitha institucioneve! Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, po zhvillon një takim me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësisht edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.Takimi po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe të pranishëm janë edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri.Kryeministri Albin Kurti tha para se të hyjë në takim me Abdixhikun se po shkon atje me “mirëbesim”, për gjetjen e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund krizës në Kosovë.I pyetur nëse ka ndonjë emër konkret për President, që do ta propozojë në këtë takim, Kurti nuk dha përgjigje për gazetarët.“Do të takohemi me udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës me në krye Lumir Abdixhikun dhe do të shohim se si mund të ecim bashkë, përpara që t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të. Natyrisht me mirëbesim dhe atmosferë pozitive si gjithmonë”, tha Kurti. Share Xh.K/U.D/ReportTv.al Albin Kurti LVV kosove kriza politike ne kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.8% Shoqëria 25.7% Social media 16.5% Vota total: 3158 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?