Lajme Zone
Kriza politike në Kosovë/ Opozita hyn në parlament pa seancë: Kurti uzurpues! Hamza: Vetëvendosja ka shkelur qëllimisht afatet kushtetuese
PolitikëShqiptarja

Kriza politike në Kosovë/ Opozita hyn në parlament pa seancë: Kurti uzurpues! Hamza: Vetëvendosja ka shkelur qëllimisht afatet kushtetuese

Opozita në Kosovë i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të thërrasë pa humbur kohë seancën për të përfunduar konstituimin e Kuvendit. Nga salla e seancave, Bedri Hamza i PDK e akuzoi partinë fituese të zgjedhjeve se ka shkelur qëllimisht afatet kushtetuese.

Opozita vijoi sërish atë që ditët e fundit e ka cilësuar aksion në parlament dhe godinën e qeverisë në Prishtinë. Deputetë të PDK krijuan një bllokadë në hyrjen e kuvendit dhe kërkuan në hyrje të godiës së qeverisë nëse Kurti ishte I pranishëm. Mesazhi dhe kërkesa ishin të qarta. Aty hynë në sallën e seancave nga ku kreu i PDK Bedri Hamza akuzoi Kurtin për uzurpim të institucioneve dhe shkelje të qëllimtë të afatave kushtetuese me ngrirjen e konstituimit të kuvendit. LEXO EDHE:Dyshohet se punonte për BIA-n serbe, kush është Fehim Sali, mësuesi kosovar që u arrestua nën dyshimet për spiunazh “Ata qëllimisht e kanë shkelur afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit dhe vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, jo një afat të vendosur nga PDK, jo nga opozita por nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Sot nuk kemi më vetëm kriza politike, por edhe kriza kushtetuese dhe institucionale”, tha Hamza. Albin Kurti reagoi sot në nisje të një aktiviteti ku ishte i pranishëm për pozicionin e ri tashmë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ripërsëriti përkrahjen e një presidenti jo partiak nga Lumir Abdoxhiku njësoj si Lëvizja Vetëvendosje, por shprehu dëshirën që këtë parti ta ketë në bashkëqeverisje. “Vetëvendosja po heq dorë prej presidentit dhe ta ketë zëvendëskryeministrin e tri ministri. E nëse është Glauku, zëvendëskryeministrin e katër ministri”, tha Kurti. Kurti pret siç thotë që bisedimeve për Presidentin ti bashkohen edhe partitë e tjera të opozitës, me qëllim që tashmë të shkohet drejt një apo emrave konkret. Një të tillë Kurti ua ka drejtuar sërish të mërkurën edhe liderëve të AAK dhe PDK. Bisedimet në klimën aktuale dhe me qëndrimet e deritanishme kanë pak gjasë ti përfshijëntë gjitha partitë shqiptare. Sa i takon përfundimit të konstituimit të parlamentit, Vetëvendosje me deputetin e saj që kryeson seancën themeluese të legjislaturës ka thënë se pa u parë sinjale të qarta se po shkohet drejt një marrëveshjeje për presidentin deputetët nuk do të thirren në seancë. Kurti nuk propozoi një deputet në seancën e parë duke thënë se I duhej kohë për një marrëveshje që jo vetëm sjell presidentin e ri por eviton edhe zgjedhjet e parakohshme. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:21 Albin Kurti: Duhet të merremi vesh për presidentin që të evitojmë zgjedhjet e reja Foto: Albin KurtiKryetari i LVV-së, Albin Kurti përsëriti qëndrimin e tij se partitë parlamentare duhet të kenë marrëveshje për emrin kandidat për president të ardhshëm të Kosovës i cili tha se duhet të jetë konsensual.Kurti në prononcim për media tha se presidenti apo presidentja e re duhet të jetë personalitet me kontribut në shoqëri dhe vlera kombëtare dhe qytetare.“Ju e keni parasysh që qëndrimi i LVV-së si fituese e zgjedhjeve është që presidenti i ardhshëm të jetë konsensual me mbështetje sa më të gjerë në Kuvend dhe në popull, të jetë personalitet që ka merita dhe kontribut, vlera kombëtare qytetare, por gjithashtu edhe i dëshmuar në profesion e shoqëri dhe për këtë dëshirojmë të merremi vesh në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet e reja”, tha ai. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/Shqiptarja.com TAG: kosove kriza politike ne kosove PDK LVV Albin Kurti Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.5% Jo 52.4% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 5067 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?