Ushtruesja e detyrës së presidentes në Kosovë Albulena Haxhiu, mbajti këtë të martë një takim konsultues lidhur me krizën politike atje. Në këtë takim që sipas saj u thirr “në lidhje me zhvillimet aktuale politike, institucionale dhe rëndësinë e arritjes për Presidentin konsensual, rrjedhimisht edhe formimin e institucioneve të tjera kushtetuese” morën pjesë kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, parti këto në koalicion me LVV-në si dhe përfaqësuesit e partive të minoriteteve jo serbe. Por takimit nuk i janë bashkuar tri partitë kryesore opozitare, PDK, LDK dhe Aleanca. Ata kanë bojkotuar duke akuzuar Kurtin e Haxhiun se po e mbajnë qëllimisht në ngërç situatën politike. LEXO EDHE:Regjistrohen raste të reja me fruth në Kosovë, shkon në 137 numri i të prekurve që nga 16 prilli Vetë Kurti e shmangu një koment mbi takimin. Albulena Haxhiu, deklaroi se Vetëvendosja është gati për një president konsensual jo nga radhët e saj, por kritikoi opozitën se i mungon vullneti politik, ndërsa i kërkoi emra konkretë për presidentin. Albin Kurti kërkoi disa ditë më parë më shumë kohë për emrin e kreut të Kuvendit pa arritur më parë një marrëveshje për presidentin me partitë e tjera. Ai pritet që të ketë edhe një takim të radhës me LDK. Kurti i ka votat për të konstituuar Kuvendin dhe më tej për votëbesimin e qeverisë, por për t’u zgjedhur presidenti kërkohet pjesëmarrja në votim e së paku 80 deputetëve, numra që Kurti mund t’i arrijë vetëm përmes një marrëveshje me opozitën. Kosova vijon prej afro 2 vitesh ngërçin politik dhe palët atje duken ende shumë larg arritjes së një zgjidhje ndërsa ashtu si në ditët e kaluara, anëtarë dhe deputetë të PDK-së rrethuan kryeministrinë duke kërkuar rifillimin e seancës konstituive të ndërprerë. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Albin Kurti LVV kosove kriza politike ne kosove Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.3% Shoqëria 24.9% Social media 16.8% Vota total: 2897 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

