Lajme Zone
Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama nxjerr nga sirtari “Shtetin Bektashi”
PolitikëPamfleti

Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama nxjerr nga sirtari “Shtetin Bektashi”

Këtë herë lajmi vjen nga media franceze “Intelligence Online”, e specializuar në inteligjencë dhe rrjetet e ndikimit, e cila në një artikull të 18 gushtit, me autor Franck Renaud, shkruan se përgatitjet kanë hyrë në një fazë të re. Edhe pse thuajse çdo media botërore flet për revolucionin Flamingo, ndryshe ka ndodhur me median në fjalë. Pra duket si një lloj zhurme për ta kanalizuar debatin.

Rama dhe Baba Mondi Shqipëria në protestë, rikthehet “Vatikan-i” i Ramës: Pasaporta, monedhë dhe ambasadorë... Teksa Shqipëria po përjeton ditë protestash dhe tensioni politik, në skenë rikthehet një nga idetë më të pazakonta të hedhura nga kryeministri Edi Rama gjatë viteve të fundit: krijimi i një shteti sovran të Urdhrit Bektashi brenda Tiranës.

Këtë herë lajmi vjen nga media franceze “Intelligence Online”, e specializuar në inteligjencë dhe rrjetet e ndikimit, e cila në një artikull të 18 gushtit, me autor Franck Renaud, shkruan se përgatitjet kanë hyrë në një fazë të re. Edhe pse thuajse çdo media botërore flet për revolucionin Flamingo, ndryshe ka ndodhur me median në fjalë. Pra duket si një lloj zhurme për ta kanalizuar debatin.

Sipas artikullit, drejtuesit bektashinj po punojnë për strukturat institucionale, simbolet dhe përfaqësimin ndërkombëtar të shtetit të ardhshëm. Madje flitet për pasaporta, një monedhë të quajtur “bek” dhe përfaqësues në SHBA, Francë e Belgjikë.

Por ka një problem: historia e “shtetit Bektashi” qarkullon prej afro dy vitesh dhe, pavarësisht deklaratave të herëpashershme, deri tani nuk është krijuar asnjë shtet.

Edi Rama e bëri publike idenë në shtator 2024, në Nju Jork. Projekti parashikonte krijimin e një territori sovran prej rreth 11 hektarësh në Tiranë, afërsisht sa një e katërta e Vatikanit, ku do të vendosej shteti i Urdhrit Bektashi.

Që në atë kohë iniciativa shkaktoi polemika. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shprehu shqetësim dhe e konsideroi nismën të pakonsultuar, ndërsa në Tiranë pati edhe protestë kundër saj. Kritikë të tjerë ngritën pikëpyetje mbi përputhshmërinë me modelin laik të shtetit shqiptar dhe pasojat që krijimi i një entiteti fetar sovran mund të kishte.

Edhe brenda botës bektashiane projekti nuk ka pasur mbështetje unanime. Në gusht 2025, përfaqësues bektashinj nga disa vende të Ballkanit dolën publikisht kundër tij, duke e konsideruar politizim të besimit.

Pavarësisht gjithë debatit, projekti nuk është konkretizuar deri më sot.

Monedha, ambasadorë dhe pasaporta

“Intelligence Online” shkruan se po shqyrtohet krijimi i një monedhe të quajtur “bek”, e cila mund të lidhet me çmimin e arit. Projekti parashikon gjithashtu lëshimin e pasaportave nga autoritetet e ardhshme të mikro-shtetit.

Sipas medias franceze, Baba Mondi, Edmond Brahimaj, vijon ndërkohë kontaktet me delegacione të huaja në Selinë Botërore të Bektashinjve në Tiranë, mes të cilëve përmenden edhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Izraelit.

Por monedha dhe pasaportat janë vetëm një pjesë e skemës së përshkruar.

Sipas “Intelligence Online”, Urdhri ka nisur të ndërtojë edhe një rrjet përfaqësimi jashtë Shqipërisë, nën drejtimin e Kreshnik Grezdës, i prezantuar si ambasador i përgjithshëm.

Për Shtetet e Bashkuara përmendet Christopher Hyland, një sipërmarrës amerikan në industrinë e tekstileve luksoze. Artikulli e lidh atë edhe me fushatën presidenciale të Bill Clinton në vitin 1992.

Për Francën dhe Belgjikën është përzgjedhur Hazis Vardar, sipërmarrës belg me origjinë shqiptare, aktiv në sektorin e kulturës dhe bashkëthemelues i kompanisë DataSentinel Balkans.

Pra, projekti pretendohet se po ndërton një lloj diplomacie përpara se vetë shteti të ketë marrë formë juridike.

Nga shteti fetar te OSINT

Artikulli francez sjell edhe një dimension tjetër, duke u ndalur te DataSentinel Balkans, kompani që operon në fushën e inteligjencës me burime të hapura, OSINT.

Sipas materialit, administrator është Hazis Vardar, ndërsa këshilltar është Julien-Gérard Roche, biznesmen francez prej dekadash aktiv në Shqipëri dhe drejtues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri.

Përmendet gjithashtu Jean-Christophe Cloetens, ish-xhandar francez me përvojë në Shqipëri dhe Ballkan nga puna në strukturat franceze kundër terrorizmit.

DataSentinel Balkans, sipas artikullit, bashkëpunon me kompanitë franceze Cyber ICS dhe Terra OSINT, të angazhuara në sigurinë kibernetike, analizimin e operacioneve të ndikimit dhe rreziqeve reputacionale.

Kështu, historia që nisi në vitin 2024 si ide për një “Vatikan mysliman” në Tiranë, në versionin e fundit shtrihet nga monedha dhe pasaportat te diplomacia, OSINT-i dhe kompanitë e sigurisë kibernetike.

Zhvillim real apo rikthim i një teme të vjetër?

“Intelligence Online” shkruan se zyrtarizimi nga autoritetet shqiptare pritet në muajt e ardhshëm. Megjithatë, kjo mbetet një pritshmëri e raportuar nga media dhe jo një akt juridik i kryer.

Pikërisht këtu qëndron edhe pikëpyetja kryesore. Prej shtatorit 2024 projekti është rikthyer disa herë në debatin publik, por Shqipëria ende nuk ka një “shtet Bektashi”. Ideja ka prodhuar tituj, debate dhe kundërshti, ndërsa konkretizimi juridik ka mbetur pas retorikës.

Që në vitin 2024 kritikët e Ramës e akuzonin kryeministrin se po përdorte projektin për të zhvendosur vëmendjen nga problemet e brendshme. Edhe Tirana Times raportonte në atë kohë kritika sipas të cilave koha dhe mënyra e shpalljes së projektit mund të shërbenin për të larguar vëmendjen nga çështjet politike të ditës.

Rikthimi i temës pikërisht tani, kur vëmendja publike është përqendruar te protestat dhe përplasjet politike, e bën legjitime pyetjen nëse këtë herë kemi përpara hapa konkretë drejt një shteti të ri apo thjesht një tjetër episod të një projekti që prej gati dy vitesh prodhon më shumë lajm sesa realitet.

Në fund, monedha “bek”, pasaportat dhe “ambasadorët” mund të jenë detaje tërheqëse. Por prova vendimtare mbetet ajo që mungon prej vitit 2024: vetë shteti. /Pamfletishteti bektashi rama 1 Komente O Opionisti 18 Gusht 2026, 11:43 Mos beje gabim me te rende Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Një brez në protestë: si Gjenerata Z po sfidon korrupsionin dhe pabarazinë në mbarë botën 18 Gusht 2026, 08:3008:30Politike Bota po rrëshqet drejt autokracisë 17 Gusht 2026, 22:3622:36Politike Dy emra, një sistem: Shqipëria e “çimentuar” mes Ramës dhe Berishës! 17 Gusht 2026, 18:5418:54Politike Paradoksi i Trump, si aleati i autokratëve po kthehet në nxitje për demokracinë 17 Gusht 2026, 17:5717:57Politike Flamingot, Alex Soros nxeh lojën: Dërgon më 20 Gusht flotiljen e Gaza-s në Sazan 17 Gusht 2026, 13:2513:25Politike Berisha: Bandat e Ramës sulmojnë protestuesit përmes Tom Doshit 17 Gusht 2026, 12:4712:47Politike