Lajme Zone
Vrau 20-vjeçarin francez në Ksamil, kapet në Levan truproja i "Principotes"
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Vrau 20-vjeçarin francez në Ksamil, kapet në Levan truproja i "Principotes"

Vata është lokalizuar nga Policia në zonën e Levanit, ndërsa mësohet se në momentin e kapjes ishte i fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një vajzë dhe pasagjer ishte edhe një person tjetër.

Autori dhe lokali "Principotes" ku ndodhi krimi 29-vjeçari u lokalizua në zonën e Levanit, i fshehur në bagazhin e një automjeti, disa orë pas vrasjes së Miguel Mendes në Ksamil... Është kapur në Fier Sokrat Vata, 29-vjeçari i dyshuar për vrasjen me thikë të turistit francez Miguel Mendes në lokalin "Principotes" në Ksamil.

Vata është lokalizuar nga Policia në zonën e Levanit, ndërsa mësohet se në momentin e kapjes ishte i fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një vajzë dhe pasagjer ishte edhe një person tjetër.

29-vjeçari ishte shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Ksamil. Pas krimit, ai dyshohet se është larguar nga zona, ndërsa kërkimet e Policisë janë shtrirë në disa qarqe.

Pas disa orësh arrati, ai është lokalizuar në Levan të Fierit dhe është vënë në pranga.

Miguel Mendes, 20 vjeç, shtetas francez, u gjet pa shenja jete rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit përpara një lokali në Ksamil.

Sipas të dhënave të siguruara më herët, i riu kishte marrë disa goditje me thikë në shpinë dhe në kraharor, të cilat dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

20-vjeçari ndodhej në Ksamil së bashku me një grup shtetasish francezë që kishin ardhur për turizëm, ndërsa Vata punonte si truprojë i 'Principotes", një lokal ku pastrohen paratë e krimit. Ai që duhej të garantonte rendin, u kthye në vrasës. Mediat franceze jehonë Bekim Bulicës, e referojnë si “Zamir”… Si po pastrohen paratë e kokainës së Parisit nga Tirana në Ksamil

11 Prill, 19:25 Pronar i lokalit rezulton Bekim Bulica, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe ndërkombëtare, i cili rezulton i skeduar për një listë të gjatë veprash penale: kanosje, armëmbajtje pa leje, trafik ndërkombëtar droge, dhunë, pastrim parash, ndërtime pa leje dhe korrupsion aktiv.

Lokali është ndërtuar mbi një zonë të zaptuar në bregdet, me leje të siguruara përmes korrupsionit në bashkinë e Sarandës dhe strukturat e policisë lokale.

Në këtë ambient, mblidhen eksponentë të trafikut të drogës, persona në kërkim ndërkombëtar dhe vajza të përfshira në rrjete prostitucioni luksoz, të njohura si “vajza Dubai”. Pavarësisht se është nën monitorimin e agjentëve të BKH-së, SPAK ende nuk ka ndërmarrë asnjë veprim penal, edhe pse Bekim Bulica është subjekt i ligjit anti-mafia, me një dosje voluminoze. Kush fshihet pas ‘Principotes’ në Ksamil? Miliona euro investim në emrin e një pensionisteje nga Kukësi: Policia e dorëzuar!

20 Gusht, 11:01 vrasje principotes 1787040594 principotesksamil ksmilll 2021 06 policia plazhe jpg Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, arrestohet në Qafë Thanë një prej autorëve 18 Gusht 2026, 09:3809:38Kronike Detaje nga vrasja në Ksamil/ Krimi pas një sherri, autori truprojë te "Principotes" i trafikantit Bekim Bulica 18 Gusht 2026, 09:4009:40Kronike Aksident në Maliq, autoambulanca përplaset me një automjet; plagoset 1 person 18 Gusht 2026, 08:4408:44Kronike Nga ndjekjet e policisë te dënimi në Britani: kush është Sokrat Vata, 29-vjeçari që dyshohet se vrau francezin në Ksamil 18 Gusht 2026, 07:3807:38Kronike Vritet me thikë 20-vjeçari francez në Ksamil, i riu gjendet i pajetë në një shezlong 18 Gusht 2026, 07:1207:12Kronike “Nuk ishte cigarja”, flet një nga të plagosurit në Porto Palermo; dy prej tyre nisen drejt Tiranës 17 Gusht 2026, 22:4522:45Kronike