Lajme Zone
Nga Ivanka Trump te Jeff Bezos: Dy refuzimet që tregojnë se paratë nuk blejnë gjithçka
PolitikëPamfleti

Nga Ivanka Trump te Jeff Bezos: Dy refuzimet që tregojnë se paratë nuk blejnë gjithçka

Për një pjesë të opinionit publik, bëhet fjalë për një hapësirë me rëndësi të veçantë natyrore, që nuk duhet të shndërrohet në një destinacion luksoz për investitorë të pasur. Vetë Ivanka ka treguar se e zbuloi Sazanin në vitin 2021, gjatë një udhëtimi me jaht.

Ivanka Trump dhe Jeff Bezos Nga Shqipëria te njëra prej enklavave më ekskluzive të Shteteve të Bashkuara, Ivanka Trump dhe Jeff Bezos po përballen me një realitet jo fort të zakonshëm për njerëzit e rrethit të tyre: jo çdo gjë mund të blihet me para. Në të dyja rastet, pasuria, ndikimi dhe lidhjet e fuqishme nuk kanë mjaftuar për t’i hapur të gjitha dyert. Në Shqipëri, projekti i lidhur me Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, ka shkaktuar reagime të forta. Çifti i famshëm, synon zhvillimin e një projekti të madh turistik në bregdetin shqiptar, që përfshin ishullin e Sazanit dhe një zonë bregdetare përballë tij.

Për një pjesë të opinionit publik, bëhet fjalë për një hapësirë me rëndësi të veçantë natyrore, që nuk duhet të shndërrohet në një destinacion luksoz për investitorë të pasur. Vetë Ivanka ka treguar se e zbuloi Sazanin në vitin 2021, gjatë një udhëtimi me jaht.

Ajo ka rrëfyer se u mahnit nga bukuria e ishullit, dhe se me kalimin e viteve, lindi mundësia për të realizuar një projekt të madh zhvillimi. Sipas saj, ndërhyrja duhet të bëhet me kujdes dhe me një arkitekturë që integrohet me peizazhin.

Por për kundërshtarët e projektit çështja kryesore mbetet ruajtja e natyrës dhe karakterit të kësaj zone. Kjo ka nxitur protesta dhe një reagim të fortë publik. Për shumë shqiptarë, Sazani nuk është thjesht një pronë me potencial ekonomik, por pjesë e pasurisë natyrore të vendit. Kështu, emri dhe pesha ndërkombëtare e investitorëve nuk kanë mjaftuar për të shmangur kundërshtimin.

Një situatë krejt tjetër, por me të njëjtin përfundim, po zhvillohet në Miami. Ivanka Trump dhe Jared Kushner, pavarësisht se kanë blerë një pronë në Indian Creek dhe kanë pasuri e lidhje të konsiderueshme, ende nuk kanë arritur të sigurojnë anëtarësimin në Indian Creek Country Club, një institucion ultra-ekskluziv ku pranimi nuk duket se garantohet vetëm nga madhësia e pasurisë.

Sipas të dhënave, çifti ka vite që përpiqet të afrohet me klubin. Ivanka është parë duke luajtur golf me anëtarë dhe duke marrë pjesë në aktivitetet e tij, ndërsa edhe një festë e organizuar nga çifti në shtëpinë e tyre nuk solli rezultatin e pritur.

Vetëm rreth gjysma e anëtarëve të bordit morën pjesë, një sinjal se pranimi nuk do të ishte automatik. Në të njëjtën garë për një vend brenda këtij rrethi të mbyllur është edhe Jeff Bezos.

Themeluesi i Amazon ka shpenzuar rreth 234 milionë dollarë për të blerë tri prona në ishull, por edhe ai nuk ka marrë ende ftesën për t'u bërë pjesë e klubit. Edhe pas përpjekjeve për të krijuar kontakte me anëtarët, pasuria e tij nuk i ka garantuar qasjen në të.

Rasti i Bezos është veçanërisht domethënës sepse tregon se edhe një prej njerëzve më të pasur në botë mund të përballet me një Jo”. Ndërsa për Ivankën bëhet fjalë për një projekt të madh në Shqipëri dhe për Bezos-in për një klub privat në Miami, në të dyja rastet shfaqet e njëjta ide: disa dyer hapen vetëm kur të tjerët vendosin që t’i hapin.

Nga ana tjetër, Jared Kushner, ka zgjedhur një mënyrë më aktive për të fituar mbështetje në Indian Creek. Ai është bërë pjesë e një bordi lokal dhe ka ndihmuar në një marrëveshje për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve të ishullit, i cili prej vitesh ka shkaktuar probleme mjedisore.

Në marrëveshje përfshihet edhe ndërtimi i një stacioni të ri pompimi pranë shtëpisë së tij.

Megjithatë, edhe pse çifti duket se po afrohet me anëtarësimin, historia mbetet shumë domethënëse. Pasuria mund të blejë prona, luks dhe ndikim, por jo domosdoshmërisht pranimin në çdo rreth.

Në Indian Creek, as vilat, as milionat dollarët dhe as lidhjet politike nuk kanë qenë të mjaftueshme për të garantuar menjëherë një vend në klub. Në Shqipëri, reagimi është edhe më i drejtpërdrejtë.

Kundërshtimi ndaj projektit të lidhur me Ivanka Trump tregon se pasuria e investitorëve nuk e mbyll debatin mbi mënyrën se si duhet të përdoren pasuritë natyrore të vendit. Në këtë kuptim, “Jo”-ja ndaj projektit dhe pritja për një vend në një klub privat në Miami, janë dy histori të ndryshme, por me një mesazh të përbashkët.

Për një familje të mësuar me pasuri, ndikim dhe qasje të jashtëzakonshme, refuzimi mund të jetë një përvojë e pazakontë. Por pikërisht këto dy raste tregojnë se, edhe në një botë ku paratë mund të hapin shumë dyer, ka ende disa që nuk hapen vetëm me para./ Përshtati "Pamfleti" Nga “Conflict Decode”

ivanka trump jeff bezos Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Pas vendimit të Trump, Seuli kërkon më shumë kontroll mbi ushtrinë e tij 18 Gusht 2026, 11:5111:51Rajoni dhe Bota Si Erdoğan bllokoi planin sekret SHBA-Izrael për rrëzimin e regjimit në Iran 18 Gusht 2026, 11:4411:44Rajoni dhe Bota Moska kërcënon Londrën për furnizimin e Ukrainës me dronë: Do të paguani çmim të lartë 18 Gusht 2026, 10:4710:47Rajoni dhe Bota Lindja e Mesme sërish drejt kaosit, Irani kërcënon me 'sulm në shkallë të plotë' 18 Gusht 2026, 09:2609:26Rajoni dhe Bota Sulm me armë në një shkollë në Filipine, momenti kur autori hap zjarr ndaj nxënësve (Video) 18 Gusht 2026, 09:2109:21Rajoni dhe Bota Tërmet 6.1 ballë, 'shkundet' sërish Indonezia 18 Gusht 2026, 09:1709:17Rajoni dhe Bota