Në një kohë kur Lëvizja Vetëvendosje vijon të refuzojë thirrjet për vazhdimin e seancës konstituive, PDK-ja vijon ta quajë këtë qasje një shkelje kushtetuese. Për këtë arsye, kryetari Bedri Hamza ka paralajmëruar se do të mbajë sot në hollin e Kuvendit një konferencë për mediat. Krizën në Kosovë e ka komentuar mbrëmë një një intervistë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila i është bashkuar prej disa muajsh LDK-së. LEXO EDHE:Dyshohet se punonte për shërbimet sekrete serbe, del fotoja e Fehim Salit me Albin Kurtin! Qeveria shpjegon si u bë takimi Sipas saj, Kurti nuk do një president që të ketë mendimet dhe qëndrimet e veta, por ta kontrollojë vetë “Vetëvendosja, më shumë e sheh si një figurë totalisht të parëndësishme, që nuk bën asgjë, një figurë simbolike që e shohim ndoshta një herë ose dy në vit”, tha Osmani. Sipas saj LDK nuk e ka konsideruar Presidentin e Kosovës si një prej pushteteve, por si balancues të pushteteve. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka thirrur në një takim konsultues të gjithë krerët e partive politike të martën e 18 gushtit. P.J/Shqiptarja.com TAG: kosove Kuvendi i kosoves PDK Vjosa Osmani LDK Albin Kurti Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 72.1% Shoqëria 13.1% Social media 14.8% Vota total: 122 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

