Në një kohë kur Lëvizja Vetëvendosje vijon të refuzojë thirrjet për vazhdimin e seancës konstituive, PDK-ja vijon ta quajë këtë qasje një shkelje kushtetuese. Për këtë arsye, kryetari Bedri Hamza ka paralajmëruar se do të mbajë sot në hollin e Kuvendit një konferencë për mediat. LEXO edhe...Frrok Çupi: Miti i mërgimtarit si daja nga Amerika Krizën në Kosovë e ka komentuar mbrëmë një një intervistë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila i është bashkuar prej disa muajsh LDK-së. Sipas saj, Kurti nuk do një president që të ketë mendimet dhe qëndrimet e veta, por ta kontrollojë vetë “Vetëvendosja, më shumë e sheh si një figurë totalisht të parëndësishme, që nuk bën asgjë, një figurë simbolike që e shohim ndoshta një herë ose dy në vit”, tha Osmani. Sipas saj LDK nuk e ka konsideruar Presidentin e Kosovës si një prej pushteteve, por si balancues të pushteteve. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka thirrur në një takim konsultues të gjithë krerët e partive politike të martën e 18 gushtit. P.J/ReportTv.al kosove Kuvendi i kosoves PDK Vjosa Osmani LDK Albin Kurti Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.3% Jo 52.9% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 5654 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

