Lajme Zone
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Kriza' e rënies së çmimit të vajit të ullirit, prodhimi në Belsh mbetet stok nëpër magazina! Fermeri: Kam 440 litra pa shitur


Si në mbarë vendin dhe në Belsh, fermerët dhe prodhuesit po përballen me vështirësi për të treguar vajin e ullirit. Ndërsa çmimi ka rënë në 500 lek/l.

Në Belsh, prodhimi i ullirit këtë sezon është i mbarë, por fermerët po përballen me vështirësi në tregtimin e vajit. Çmimi i shitjes me shumice nëpër fabrika ka zbritur në rreth 500 lekë për litër, nga 700 lekë që ishte një vit më parë. “Ça çmimi thua? E merr me 5 mijë lekë, kurse një vit më parë ishte 700 lekë.”- shprehet një nga fermerët. LEXO EDHE:NJË NGA NE/ Shitet 500 lekë/kg, Shyqyri Hysa prezanton frutin fitimprurës: Feijoa bëhet kudo dhe nuk ka kosto! Përveç çmimit të ulët, fermerët ankohen për kostot e larta të vjeljes dhe mungesën e punëtorëve. “Shpenzohen rreth 600 mijë lekë të vjetra vetëm për plehra kimike, plus spërkatje dhe vaditje. Në total, më shkon rreth 2 milionë lekë të vjetra”,- tha fermeri. Sipas tyre, shkak i rënies së çmimit është mungesa e kerkeses në tregun ndërkombetar por dhe rënia e fuqisë blerëse në tregun vendas. Në këto kushte, shumë fermerë po zgjedhin ta mbajnë vajin në magazina, në pritje të një çmimi më të favorshëm. “Vijnë tregtarët e vegjël dhe e kërkojnë me 350 lekë, gjë që nuk na leverdis. Unë kam vajin e vitit të kaluar dhe kam ende 440 litra pa shitur.”- u shpreh ai. Sipas Instat ne vitin 2025, prodhimi i ullinjve në Shqipëri ishte 143.4 mijë tone. Në nivel qarqesh, Fieri kryeson dhe pas tij renditet Elbasani me 26 mijë tonë. Në këtë qark bën pjese dhe bashkia e Belshit. A.C / E.H E.H Shqiptarja.com TAG: belsh Elbasan fermerët tregtare Vaji i ullirit Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

21 Nëntor, 17:11

Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 77.3% Protesta 16% Asnjëra 6.6% Vota total: 181 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?