Një vendim i marrë paraditen e kësaj të premteje nga gjyqtari i Administratives Ramiz Lala urdhëron Ministrinë e Financave dhe degën e thesarit të Tiranës të zhbllokojë menjëherë pagat për gjyqtarët dhe administratën e Gjykatës së Posaçme të shkallë së parë, si edhe për Gjykatën e Durrësit. Vendimi vjen vetëm një ditë pasi GJKKO depozitoi pranë Gjykatës Administrative padinë ndaj Financave, me objekt kryesor anulimin e veprimeve që ndaluan pagat, shoqëruar me kërkesën për sigurim padie të menjëhershëm deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes. Të njëjtat kërkesa kanë depozituar, njëra pas tjetrës edhe pjesa më e madhe e gjykatave të vendit. Report Tv siguroi padinë që është paraqitur nga Gjykata e Lartë e vendit, e cila ka të njëjtën përmbajtje si institucionet e tjera. Të gjitha kërkesat janë regjistruar dhe janë në proces gjykimi. LEXO EDHE:Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me ‘shpejtësinë e skëterrës’ për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi Vetëm një ditë më herët 18 drejtues të gjykatave të vendit dhe 2 krerë të shoqatave të gjyqtarëve e prokurorëve kallëzuan penalisht në Prokurorinë e Posaçme me akuzat e “Shpërdorimi i detyrës", "Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës" dhe “Mosekzekutim pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës", ministrin e Financave Petrit Malaj, Sekretarin e Përgjithshëm të këtij institucioni dhe 14 degët e thesarit ku ka institucione drejtësie. Ndërkohë që gjyqtarët e Republikës u mblodhën po të enjten ku përmes një deklarate i lanë ultimatum qeverisë që të zhbllokojë pagat, ndryshe ata do të reduktonin proceset gjyqësore. Edhe të premten në disa gjykata të vendit, si në Fier e Vlorë, vijoi për të tretën ditë radhazi bojkotin e punës administrata, e cila edhe pse nuk ka lidhje me konfliktin e pagave vijon të mos i marrë ato për shkak se është në një listpagesë me gjyqtarët e prokurorët. Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë kulmoi pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, siç kishte kërkuar Gjykata Kushtetuese. Pas kalimit të afatit, KLGJ dhe KLP vendosën që nga 1 gushti paga referuese të llogaritej mbi 222 mijë e 425 lekë, plus 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin. Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat me këtë përllogaritje, duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendi. Vendimi i Administratives për pagat e GJKKO-së Kliko këtu për të lexuar padinë e Gjykatës së Lartë SI.E./Shqiptarja.com TAG: pagat e drejtesise Gjykata Administrative GJKKO Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.4 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Mara emigrante ne Itali: 11/09/2026 15:45 Mprifini mire dhembet o delenxhinj , as nje koker leku nuk ka per tu zhbllokuar deri sa te meret vendimi ne parlament .Keta hajdute duhet ti lesh pa rroge dhe ti çosh ne banken e te akuzuarve . Përgjigju Bisha: 11/09/2026 16:17 E shoqe mara, e tergove dhe komentin e fundit para mbylljes se tunrit ne bashki. U fitua sufllaqja edhe sot.Shifna neser tani Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.6% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 6% Vota total: 4966 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
