Lajme Zone
Kritikat e opozitës se nuk reagoi për deklaratën e ministres serbe, Rama: U dënua nga ministri i Jashtëm! S'bëhemi kor histerik për çyrykët në Beograd
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Kritikat e opozitës se nuk reagoi për deklaratën e ministres serbe, Rama: U dënua nga ministri i Jashtëm! S'bëhemi kor histerik për çyrykët në Beograd

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave për mosreagimin e tij të drejtpërdrejt ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila në një intervistë televizive tha se nëse do ta kishte në dorë, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën. Kreu i qeverisë shkruan se Qeveria e Shqipërisë dënoi deklaratën e qeveritares serbe përmes ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hxo

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave për mosreagimin e tij të drejtpërdrejt ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila në një intervistë televizive tha se nëse do ta kishte në dorë, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën. Kreu i qeverisë shkruan se Qeveria e Shqipërisë dënoi deklaratën e qeveritares serbe përmes ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hxoha, dhe shtoi se kjo rrugë reagimi është e duhura për çdo shtet që ka respekt për veten. Duke quajtuar çyryke ministren serbe, Rama shkruan se nuk mund t'i bashkohet korit të histerisë që jo rrallë herë përfshin opinionin publik. LEXO edhe...‘Spastrim etnik Kosovës’, ministrja serbe s’tërhiqet: Falje vetëm Vuçiçit! 53 deputetë serbë duan shkarkimin, Marta Kos: Habi që qëndron ende në detyrë Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama: Ideja se çdo njeri që ka një zë publik, çdo institucion dhe autoritet, u dashka të reagojë për çdo idiotësi të thënë në serbisht, deri edhe nga personazhe që sa pa e thënë idiotësinë vetëm familja e tyre e dinte se ekzistonin, është një ide që tregon se sa pak e respektojnë veten dhe vendin ata që vënë kujën e që kërkojnë edhe hesap pse nuk reagon ky e ai! Ne kemi reaguar përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten dhe kush kërkon nga ne që të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatërruar adresë. Mjafton të shikosh reaguesit e rastit nga Tirana, se si gjejnë një kalë të ngordhur për të marrë poza luftëtarësh në front dhe e kupton menjëherë pse kategoria e tyre meriton vetëm keqardhjen e radhës, ndërkohë që po deshe të mbash ijet me dorë duhet edhe të gjesh kohë t’i lexosh lajm në përditësim... K.M/SI.E./ReportTv.al Snezhana Paunoviç edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 85.8% Nuk e di 3.7% Vota total: 4022 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?