Lajme Zone
Krimi në Kosovë, gruaja shtatzënë u qëllua me armë nga bashkëshorti në dhomën e gjumit
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Krimi në Kosovë, gruaja shtatzënë u qëllua me armë nga bashkëshorti në dhomën e gjumit

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Kërvasari të Malishevës, ku një 25-vjeçare humbi jetën pasi u plagos me armë zjarri, ndërsa bashkëshorti i saj 26-vjeçar mbeti i plagosur rëndë. Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, dyshohet se ka qenë bashkëshorti ai që ka qëlluar me armë Jetlira Foniqin, e cila ishte 34 javëshe shtatzënë. Megjithatë, rrethanat e sakta dhe motivi i ngjarjes e

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Kërvasari të Malishevës, ku një 25-vjeçare humbi jetën pasi u plagos me armë zjarri, ndërsa bashkëshorti i saj 26-vjeçar mbeti i plagosur rëndë. Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, dyshohet se ka qenë bashkëshorti ai që ka qëlluar me armë Jetlira Foniqin, e cila ishte 34 javëshe shtatzënë. Megjithatë, rrethanat e sakta dhe motivi i ngjarjes ende nuk janë bërë të qarta dhe po hetohen nga autoritetet. Policia u njoftua mbrëmjen e së dielës për të shtëna me armë dhe, pas mbërritjes në banesë, gjeti çiftin të plagosur në një dhomë gjumi. Të dy u transportuan drejt QKUK-së.

Sipas QKUK-së, 25-vjeçarja mbërriti në Qendrën Emergjente rreth orës 00:15 të 24 gushtit pa shenja jete dhe me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Raportohet se ajo ishte shtatzënë.

Bashkëshorti i saj, 26 vjeç, vijon të marrë trajtim mjekësor dhe gjendja e tij raportohet shumë e rëndë.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në incident. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm