Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Krimi i organizuar në pushtet”, aktivistja Vatnikaj: Rama nuk sjell parimet europiane, por qeverisjen e 313-tës


Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në fjalën e saj në protestën e 126 kundër qeverisë deklaroi se krimi i organizuar është në pushtet.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në fjalën e saj në protestën e 126 kundër qeverisë deklaroi se krimi i organizuar është në pushtet. Vatnikaj theksoi se Rama nuk po sjell një qeverisje europiane. Ajo nënvizoi se kryeministri po sjell në fakt Shqipërinë e qeverisjen e 313-tës, duke thënë se shumica e miqve të Ramës sot janë në burg. Sidorela Vatnikaj: Jemi edhe sonte këtu për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe gjithë kabinetit qeveritar. Qindra protestues janë mbledhur në Bruksel, për t’ju thënë institucioneve të Europës të vërtetën për Shqipërinë. Të gjithë shokët e Ramës janë në burg. Rama do Shqipërinë sipas modelit të Ballukut. Miqtë e Ramës nuk janë të Shqipërisë 2030, por të Shqipërisë 313. Rama e ka përlyer qeverisjen me krimin e organizuar. Edi Rama sjell vetëm qeverisjen që të vjedhë dhe që të dëbon. Shqipëria dhe shqiptarët kërkojnë revolucion. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 126 protesta